Kurset Falas të Gjuhës Gjermane për Shqiptarët – Si të Regjistroheni

Nëse sapo keni ardhur në Gjermani ose doni të përmirësoni njohuritë tuaja në gjuhën gjermane, ekziston një mundësi shumë e mirë: kurset falas të gjuhës që ofrohen nga shteti gjerman dhe organizata të ndryshme lokale.

Kush ka të drejtë të përfitojë?

Shtetasit e BE-së dhe personat që jetojnë në Gjermani me leje pune.

Personat që kanë statusin e azilkërkuesit, refugjatit ose kanë leje qëndrimi të përhershme.

Shtetasit e huaj që kanë ardhur për bashkim familjar.

Ku mund të regjistroheni?

  • Nëpërmjet “Volkshochschule” (VHS) në qytetin tuaj – janë qendra arsimore publike.
  • Nëpërmjet organizatave si Caritas, AWO, DRK dhe Diakonie.
  • Përmes portalit zyrtar të BAMF (Bundesamt für Migration und Flüchtlinge), ku mund të gjeni lista të kurseve sipas qytetit.

Çfarë duhet të keni me vete?

  • Dokument identifikimi (pasaportë ose Ausweis).
  • Leje qëndrimi (nëse aplikohet).
  • Formularin e aprovimit për kursin (merren në Jobcenter ose BAMF, në varësi të rastit).

Pse janë të rëndësishme këto kurse?

  • Njohja e gjuhës ju ndihmon për të gjetur më shpejt punë, për të studiuar dhe për t’u integruar më lehtë në jetën sociale në Gjermani.

Mos e humbisni mundësinë për të investuar në të ardhmen tuaj!

Bayern “prek” titullin, por Leverkusen shtyn festën

Bayern Munich thuajse ka siguruar fitimin e titullit kampion në Bundesligën gjermane. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Mainz në shtëpi, për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt trofeut.

Golat e shënuar nga Sane, Olise dhe Dier i dhënë triumfin Bayernit, që mban vendin e parë me 75 pikë. Bavarezët kanë shtyrë festën e titullit, për shkak të fitores 2-0 të Leverkusen ndaj Augsburg. “Aspirinat” mbajnë vendin e dytë me 67 pikë, ndërsa kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u luajtur.

Fitore regjistroi edhe Borussia Dortmund që ia doli vetëm në fund, pasi mposhti 3-2 skuadrën e Hoffenheim në transfertë. Në takimet e tjera, Freiburg triumfoi minimalisht ndaj Wolfsburg, ndërsa Kiel bëri surprizën duke fituar 4-3 ndaj Borussia Monchengladbach.

Mbi 500 të lënduar nga një shpërthim në Iran

Mbi 500 të lënduar nga një shpërthim në Iran

Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën, sipas televizionit shtetëror iranian.

Dogana e Iranit tha se shpërthimi ndodhi në terminalin e kontejnerëve Sina, që është i lidhur me Organizatën e Porteve dhe Transportit Detar.

Shërbimet e emergjencës dhe ekipet e ndihmës së parë iraniane ndodhen në vendngjarje dhe numri i të plagosurve është rritur me kalimin e orëve pas shpërthimit.

Autoritetet nuk kanë treguar ende shkaktarin e shpërthimit. Mehrdad Hasanzadeh, zyrtar për menaxhimin e fatkeqësive, i tha televizionit shtetëror iranian se shpërthimi erdhi nga kontejnerët në portin Rajaei të qytetit.

Video të tjera treguan dëme në ndërtesa dhe automjete. Disa persona u panë gjithashtu në zonë duke ndihmuar të plagosurit dhe duke kontrolluar dëmet në pronat e tyre.

Porti Rajaei është kryesisht vend i trafikut të kontejnerëve, por gjithashtu ka rezervuarë nafte dhe objekte të tjera petrokimike.

Porti Rajaei ndodhet rreth 1.050 kilometra në juglindje të kryeqytetit Teheran, në ngushticën e Hormuzit, gryka e ngushtë e Gjirit Persik përmes së cilës kalon 20 për qind e gjithë naftës që tregtohet globalisht.

Izraeli ishte akuzuar për kryerjen e një sulmi të madh kibernetik ndaj të njëjtit port në maj të vitit 2020, duke shkaktuar kaos në transport për disa ditë pas rrëzimit të sistemit kompjuterik të portit.(REL)

VV-ja nuk ndryshon qëndrim, propozon përsëri Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Ndonëse për katër herë nuk mori përkrahjen e shumicës, Albulena Haxhiu do të propozohet sërish nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentare.

Kështu ka konfirmuar, deputeti i kësaj partie, Artan Abrashi.

I njëjti akuzon opozitën për bllokim të qëllimshëm të situatës në Kuvend.

“Ndodhemi në situatën e bllokimit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Aryejet që opozita i jep janë plotësisht të paqëndrueshme besoj dhe jam i bindur që janë në plotni të dhe njohuri sa i përket se kujt i takon i takon e drejta për propozim të kryeparlamentarit e dijnë që kjo çështje e rregulluar me një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka asnjë diskutim dhe as mundësi për të përzgjedhë ashtu sic po dojnë ata sipas tekeve dhe dëshirave të tyre për një person që ju përshtat”, tha Abrashi për Tëvë1.

Sipas tij, Haxhiu ka përvojën e duhur për të qenë kryetare Kuvendi.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka dhënë propozimin për kryetare të Kuvendit, ajo është zonja Albulena Haxhiu e cila e ka legjitimitetin e plotë politik, besimin tonë të plotë dhe përvojën e mjaftueshme për të qenë një kryeparlamentare e denjë ashtu siç i ka hije dhe sic ka nevojë Kuvendi i Republikës së Kosovës, tha ai.

E nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Armend Zemaj nga kjo parti thotë se vota e tyre kundër, nuk lidhet me individin, por me subjektin politik.

“Për LDK-në nuk është asnjë problem emri i përveshëm, për Lidhjen Demokratike të Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje sjellja e saj por edhe veprimet e saj konform rezultatit zgjedhor ose konform bashkëpunimit reciprok që duhet të kishte në suazat demokratike”, tha Zemaj.

Zemaj thotë se nëse ftohen për takim konsultativ rreth kësaj teme, përgjigja do të jetë negative.

“Për konstituimin e Kuvendit as nuk kemi pranua thirrje, vota jonë është kundër, kjo është konsistencë, dhe është veprim dhe është vendim politik i organeve të LDK-së”.

Media ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku konsideron se në këtë moment, duhet konsensus politik për të dalë nga kjo situatë.

“Ajo që është e rekomandueshme aktualisht, është që palët të ulën dhe të kuptojnë që pa një marrëveshje politike nuk bëhen gjërat në forma të ndryshme, për arsyeje se numrat janë si janë, ata janë kokëfortë dhe këtyre numrave duhet t’i japin formë dhe përmbajtje. Për rrjedhojë, marrëveshja politike mes akterëve do ishte momentum kthese për ndryshimin e kësaj situate”, tha Maloku.

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit do të mbahet të dielën duke filluar nga ora 10:00.Botasot

​Studentët bëjnë thirrje për protestë para Qeverisë së Serbisë më 1 maj

Pesë sindikata kombëtare dhe studentët në bllokadë po bëjnë thirrje për festimin e 1 Majit – Ditës së Punës përpara ndërtesës së Qeverisë së Serbisë.

“Më 1 maj, shënojmë gjashtë muaj që nga rënia e tendës në Novi Sad. Nga ky moment e tutje, lufta jonë hyn në fazën tjetër. Ne nuk qëndrojmë më vetëm në bllokada. Ky është një hap drejt radikalizimit që do të mundësojë forma të reja presioni”, thuhet në një deklaratë në Instagram.

Është deklaruar se Ligji për Grevën dhe Ligji për Punën janë themelet e sistemit të shfrytëzimit.

“Ata mbrojnë qeverinë, jo punëtorin. Këto ligje duhet të ndryshojnë – një ndalesë masive e punës. Ne po luftojmë për të drejtën për të jetuar pa frikë. Për punëtorët, për studentët, për të gjithë ne. Shihemi më 1 maj në orën 12:00”, thanë studentët.

Kujtojmë, protestat në Serbi filluan pas shembjes së një strehe të Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor. Në këtë incident, 16 persona humbën jetën.Rtv21

Bota i dha lamtumirën Papa Françeskut, CNN: Çfarë të presim në ditët në vijim?

Me përfundimin e shërbimeve të varrimit të Papa Françeskut, nuk ka një afat kohor konkret për zgjedhjen e një Pape të ri, të njohur si konklavë, dhe shumë mistere rrethojnë që do të shërbejë si pasardhës i Françeskut.

Kjo konklavë do të jetë vendimtare për të vendosur drejtimin e Kishës Katolike Romake dhe fusha e kandidatëve është e hapur falë reformave të Françeskut, të cilat e bënë organin përgjegjës për zgjedhjet më përfaqësuese të kishës mbarëbotërore, shkruan CNN.

Konklava nuk pritet të fillojë më herët se 15 ditë dhe as më vonë se 20 ditë pas vdekjes së Papës, me gjasë duke e vendosur atë diku në fillim të majit.

Procesi është një kombinim i traditës së lashtë, ritualit fetar dhe politikës. Votimi zhvillohet me dyer të mbyllura dhe vetëm kardinalët nën moshën 80 vjeç – pak më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm – kanë një vendim në vendim.

Pasi 135 anëtarët e Kolegjit të Kardinalëve mblidhen në Romë, ata takohen në Kapelën Sistine për të filluar procesin e vendimmarrjes.

Konklavat vazhdojnë për aq kohë sa duhet që një prej kardinalëve të marrë dy të tretat e votave. Gjatë shekujve, u deshën orë, ditë, javë dhe madje vite që të zgjidhej një Papë i ri.Botasot