Gjendet pas 7 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, punonjësi 29-vjeçar i ekskavatorit, të cilin më 3 maj e zuri poshtë masivi i dheut.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, kur ndodhi një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km.
Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator Arditi, punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve.
Si pasojë e rrëshqitjes, 29-vjeçari është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve./Panorama.com
Pas disa viteve larg, ata kanë vendosur të lënë pas të kaluarën…
Pas muajsh spekulimesh në rrjet, reperi i njohur Stresi dhe ish-partnerja e tij Kejsi kanë konfirmuar zyrtarisht ribashkimin e tyre. Lajmin e bënë të ditur përmes një fotosesioni ekskluzive dhe një interviste ku ata shfaqen edhe shumë të dashuruar me njëri tjetrin.
Në intervistën e tyre çifti rrëfeu se një shans i dytë dhe një reflektim personal i ka ndihmuar të kuptojnë vlerën që kanë për njëri-tjetrin. Pas disa viteve larg, ata kanë vendosur të lënë pas të kaluarën dhe t’i japin dashurisë së tyre një mundësi tjetër./Gazetashqip
Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, dje ishte i ftuar në emisionin “Për apo kundër” në televizionin Alfa, ku informoi se janë MBYLLUR 53 BASTORE ONLINE, organizatore të lojrave të fatit në mënyrë të paligjshme.
“Do të doja të theksoj një risi, kam nënshkruar urdhrin e parë për mbylljen e 53 organizatorëve të paligjshëm të lojërave të fatit online. Me këtë ndalohen 53 portale që në mënyrë të paligjshme kanë organizuar lojëra fati në Maqedoni dhe në të cilat janë përfshirë banorë nga Maqedonia e Veriut. E dimë që janë nga Maqedonia sepse lidhen nga adresa nga vendi ynë dhe shpenzojnë paratë e tyre,” shpjegoi Andonovski.
“Këto 53 portale janë më aktive, që do të thotë se kanë numrin më të madh të lojtarëve dhe qarkullimin më të madh të mjeteve. Urdhrin e kemi dërguar në AEK, e cila në kohën më të shpejtë të mundshme, por jo më vonë se 7 ditë, duhet ta përcjellë te operatorët e telekomit në Maqedoni, të cilët menjëherë duhet të veprojnë dhe t’i ndalojnë ato,” shtoi ai./Tetovasot
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se rreth orës 21:25 kanë marrë raportimin për gjuajtje me armë në një kafene në sheshin e qytetit të Shtipit, përcjell TV21. Sipas MPB-së, është shtënë në drejtim të shtetasit turk E.O., 25 vjeç nga Turqia, i cili ka ndërruar jetë rreth orës 22:10 në spitalin e Shtipit.
“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, përfshirë përdorimin e dronit, në afërsi të pikës së pagesës “Milladinovci”, zyrtarët policorë kanë arrestuar K.K. (21) nga Republika e Turqisë, i cili dyshohet se është autor i krimit, si dhe A.H.(22), T.M. (22), O.M. (29) dhe A.O. (28), të gjithë nga Republika e Turqisë, me dyshimin se i kanë ndihmuar K.K. për të ikur nga vendi. Përkatësisht, në orën 22:15, në pikën e pagesës “Miladinovci”, në aksion të përbashkët të SPB-Shtip, SPB-Shkup dhe policisë së trafiku, është ndalur vetura e udhëtarëve “BMW” me targa të Shtipit, në të cilën ndodheshin A.H., T.M., O.M. dhe A.O., ndërsa A.H. tentoi arratisjen, ndërsa të tjerët janë privuar nga liria. Menjëherë pasi janë marrë masa, ai dhe autori K.K. janë gjetur dhe privuar nga liria”, thonë nga MPB./tv21.tv
Sot bëhen dhjetë vjet nga përleshja me armë në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë më 9 dhe 10 maj 2015, ku si pasojë, humbën jetën 8 policë dhe 37 të tjerë u plagosën, ndërkaq grupi ka humbur 10 persona. Veç kësaj, nga luftimet u shkatërruan dhjetëra shtëpi, duke e pasur parasysh se ngjarja ka ndodhur në lagje urbane, transmeton Portalb.mk.
Kumanova dy ditë jetoi në frikë dhe pasiguri. Të shtënat nisën në orët e para të mëngjesit. Kumanovarët d;gjonin fluturime me helikopterë. U mbyllën rrugët, u mbyll një pjesë e qytetit, pothuajse e gjithë lagjja Tode Mendol. Fabrikat në atë pjesë të qytetit nuk punonin.
Kumanovarët e kujtojnë këtë si ngjarje jashtëzakonisht tragjike. Të shtënat ishin me intensitet të ndryshëm, nga disa vende shihej tym i dendur. Forcat e sigurisë evakuuan banorët, hyrja nga rruga kryesore “Tode Mendol” u lejua vetëm për policinë, ambulancën dhe zjarrfikësit. Disa nga banorët nga “Lagjja eTrimave” u evakuuan te të afërmit. Policia evakuoi disa herë banorët.
Qytetarët e Kumanovës thonë se ngjarjet nuk duhet të harrohen dhe të mos përsëriten kurrë.
Më 2 nëntor të vitit 2019, dy vjet dhe pesë muaj pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e Kumanovës “Lagjja e Trimave”, dhe një vit e tetë muaj pas fillimit të gjykimit, Gjykata Themelore e Shkupit miratoi vendim shkallës së parë kundër të akuzuarve për veprën penale “Terrorizëm”.
Shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm për terrorizëm dhe organizim terrorist për ngjarjet në “Lagjen e Trimave”, 13 persona u dënuan me nga 40 vjet burg, gjashtë me nga 20 vjet, një me 18 vjet, dy me nga 14 vjet, dy me nga 13 vjet dhe me nga 12 vjet. 4 prej të akuzuarve janë liruar.
Një ditë më pas u shqiptua dënim me burg të përjetshëm edhe për të akuzuarin tjetër, Sulejman Osmani, për të cilin gjykimi ishte kryer ndaras nga grupi për shkak se fillimisht nuk ka qenë i kapshëm për organet e rendit.
Për shkak vendimeve, të cilat mbrojtja i quajti drakonime, ka pasur protesta në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.
Të dënuarit e ankimuan vendimin, por Gjykata e Apelit, nuk e ndryshoi.
Më 3 janar 2022 Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut e konfirmoi se ka miratuar vendim për rastin e njohur në opinion si “Kumanova”. Sipas vendimit, Supremja i ka hedhur poshtë ankesat e të dënuarve si të pabaza dhe e ka konfirmuar aktgjykimin e Apelit. Sipas Ligjit për Procedurë Penale, pala mbrojtëse nuk ka të drejtë ankese ndaj vendimit të Gjykatës Supreme.
Sipas kësaj, për të dënuarit janë “mbyllur dyert” për kërkim të drejtësisë brenda Maqedonisë së Veriut, por ata mund të ankohen në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Konfirmimi i aktgjykimit të Apelit, nënkupton që të dënuarit mbesin me dënimet që u janë shqiptuar nga Penalja dhe më pas të konfirmuara nga Apelit.
Hetimi ndërkombëtar që u premtua e s’u bë
Të dënuarit, por edhe një pjesë e opinionit dhe përfaqësuesve politik, kishin dyshime për inskenim të rastit, me qëllim që të ndalohet publikimi i materialeve të përgjuara “bombave” nga e liderit të atëhershëm opozitar, Zoran Zaev, i cili nëpërmjet bisedave të cilat ishin përgjuar paraprakisht nga Shërbimi Sekret i Maqedonisë, zbulonin kriminalitetin e pushtetit e cila asokohe udhëhiqej nga famëkeqi Nikolla Gruevski i cili ishte në koalicion me partinë shqiptare të Ali Ahmetit, BDI.
Duke pasur mungesë të besimit në gjyqësor, e sidomos pas gjithë asaj që u dëgjua në “bombat” e publikuara se gjykatësit i ka zgjedhur shefi i atëhershëm Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov, në bashkëpunim me ministren e atëhershme të Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, e cila madje, mbante dhe defter me emra të gjykatësve të zgjedhur, hetimi kërkohej që të bëhet nga një organ i pavarur ndërkombëtar me qëllim që të konstatohen faktet dhe rrethanat për ngjarjen e armatosur.
Hetimi ndërkombëtar gjithashtu kërkohej për faktin se në opinion u shpërndanë një sërë (dez)informatash të cilat në masë të madhe ishin të paverfikuara. Kishte zëra që rastin e quanin të inskenuar nga Shërbimi Sekret i Maqedonisë në bashkëpunim me disa pjesëtarë të grupit, por kjo nuk u zbardh gjatë seancave gjyqësore.
Lideri i partisë e cila ishte në pushtet kur ndodhi rasti, por edhe pasi Gruevski ra nga pushteti, Ali Ahmeti, e ka përsëritur qëndrimin se kërkojnë grup ekspertësh ndërkombëtar që ta sqarojnë tërë rastin. Opozitari Zaev pasi u bë kryeministër, gjithashtukërkoi që të huajt ta hetojnë se kush qëndron prapa rastit.
Në pikën 2 të marrëveshjes së partisë Alternativa për hyrje në Qeveri, e cila u nënshkrua më 5 dhjetor 2021, gjithashtu është përmendur hetimi ndërkombëtar.
Qeveria do t’i dërgojë kërkesë zyrtare Komisionit Evropian në të cilën do të kërkojë ekip ekspertësh të pavarur, të cilët do të kryejnë hetim ndërkombëtar në proceset e dyshuara për ndikim politik, siç janë: Monstra, Alfa, Lagjja e Trimave, Almiri i vogël.
Për pastrimin e rastit, BDI ka kërkuar dhe më pas është formuar edhe Komisioni Anketues në Kuvend, por përveç seancës konstituive, komisioni nuk ka bërë asgjë, ndërkaq avokatët e të akuzuarve nuk janë kërkuar që eventualisht të japin dëshmi apo materiale.
Pavarësisht epilogut gjyqësor, ende nuk është konstatuar nëse rasti ishte inskenim dhe nëse shërbimet sekrete i vendit ishte i përfshirë.
Në lidhje me ngjarjet më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, në opinion vazhdimisht janë shpërndarë shumë spekulime. Megjithatë pjesëmarrësit në luftime edhe pse janë dënuar, porositësit e ngjarjes ende nuk i ka parë drita e drejtësisë.
Deri më tani është e njohur:
Kanë vdekur 8 pjesëtarë të njësiteve speciale të Maqedonisë, ndërkaq 37 janë lënduar;
Grupi i Kumanovës ka numëruar mbi 40 anëtarë;
Në luftimet me policinë, janë vrarë 10 anëtarë të grupit;
Pas luftimeve, policisë i janë dorëzuar 28 anëtarë të grupit;
Si udhëheqës të grupit theksohet të kenë qenë, Muhamed Krasniqi i ashtuquajtur komandat Malisheva, Mirsad Ndreca – komandat NATO, Sami Ukshini – komandant Sokoli, Beg Rizaj – komandat Begu dhe Dem Shehu – komandant Juniku;
Grupi më shumë se gjashtë muaj ka qenë i ndjekur nga shërbimet sekrete të Maqedonisë;
I njëjti grup është përgjegjës për sulmin në Stacionin Policor të Goshnicës më 21 prill të vitit 2015;
Në rrethinën e fshatit Brezë, në një bunker në hapësirë të hapur është gjetur armatimi i vjedhur nga Stacioni Policor në Goshincë (vendin e ka treguar njëri nga të arrestuarit në aksionin në Kumanovë, (Sulejman Osmani), i cili fillimisht, sipas mediave u ka ikur forcave policore, ndërkaq më pas i njëjti është kapur;
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se ka marrë pjesë në bisedimet për dorëzim të grupit;
Njëri prej të arrestuarve ka qenë i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (kompetentët e kanë konfirmuar këtë informatë pasi mediat i kanë pyetur);
Shërbimi Sekret i Maqedonisë ka informuar se për ngjarjet në Goshincë dhe Kumanovë “në lidhje me qëllimet e grupit, kapacitetet e tyre, bazat logjistik, kursit të aksionit të armikut”, ata kanë informuar më herët në korniza të kompetencave të tyre, në pajtueshmëri më ligjin për Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.
Spekulime:
Përfaqësuesit e shërbimeve sekrete të Maqedonisë kanë kontaktuar me anëtarët e grupit disa muaj përpara ngjarjeve të 9 dhe 10 majit;
Agjencia e Kundërzbulimit të Kosovës e ka informuar presidenten e atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Isa Mustafa për incident eventual në Kumanovë;
Përmenden emra të disa politikanëve, agjentëve dhe funksionarëve për përzierje në incidentin e Kumanovës;
Policia nëpërmjet bisedave të përgjuara ka zbuluar se grupi i Kumanovës ka planifikuar që ta sulmojë burgun e Kosovës në Podujevë dhe t’i lirojë dy persona;
Luftimet në Kumanovë kanë qenë të skenuara, gjegjësisht grupi nuk është dashur të luftojë, por vetëm të gjuajë në ajër, ndërkaq më pas i njëjti është tradhtuar dhe ka ardhur deri tek incidenti;
Planet për Kumanovën janë bërë në një automjet “BMW” në Ferizaj;
Një natë përpara aksionit janë evakuuar 70% e popullatës nga “Lagjja e Trimave”;
Situata ka dalë nga kontrolli kur anëtarët e grupit kanë filluar të gjuajnë ndaj policisë.
Më poshtë mund ta shihni videon e publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë aksionit dhe video të vizitës së Portalb pas mbarimit të luftimeve:
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Prato të Italisë më 8 Maj. Një 37-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë si pasojë e një konflikti që mbetet ende i paqartë.
Siç shkruan La Nazione, viktimë nga kjo ngjarje mbeti Vladimir Lleshi. Në lidhje me vrasjen janë arrestuar gjatë natës dy të rinj, po shqiptarë, njëri 17 dhe tjetri 19 vjeç.
Ata kanë treguar para oficerëve të policisë se do të takoheshin me Lleshin për shkak të disa mesazheve që i ishin dërguar një vajze.
Dy të rinjtë thanë se ndërkohë Lleshi kishte shkuar në shoqërinë e dy burrave të tjerë. Sipas tyre, nga ai moment ka nisur një sherr që ka pasuar me një tentativë sulmi nga 37-vjeçari Lleshi dhe shokët e tij.
Dyshohet se të rinjtë kanë ikur me vrap dhe më pas e kanë sulmuar 37-vjeçarin me një kaçavidë derisa e vranë. Një goditje thuhet se i preku zemrën.
Lleshi u dërgua në spital, por ndërroi jetë aty, pak kohë më vonë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Autoritetet kanë urdhëruar që trupit të pajetë të 37-vjeçarit t’i kryhet autopsia për të kuptuar më qartë dinamikën e ngjarjes. Po ashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë me qëllim hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./tvklan.al
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, i ka lëshuar udhëzime të brendshme Pentagonit për të filluar dëbimin e ushtarëve transgjinorë që nuk zgjedhin të largohen deri më 6 qershor, sipas një memorandumi të siguruar nga Reuters.
Pentagoni nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment dhe vendimi u dënua menjëherë nga aktivistët e të drejtave transgjinore.
“Është thjesht e turpshme”, tha Jennifer Levi, drejtoreshë e lartë e grupit ligjor pro-LGBTQ, GLAD Law.
“Është e pakuptimtë të përshpejtohet shkarkimi nga ushtria i njerëzve që plotësojnë standardet dhe vënë jetën e tyre në rrezik për të mbrojtur vendin”, shtoi ajo. Memorandumi i Hegseth ilustron se administrata e Presidentit Donald Trump synon të veprojë shpejt për të larguar mijëra anëtarë transgjinorë të ushtrisë, pasi një vendim i Gjykatës së Lartë të martën hapi rrugën që ndalimi të hyjë në fuqi./Epokaere.com
“Pas afatit të aplikimit, departamentet ushtarake do të fillojnë proceset e ndarjes me forcë”, thuhet në memorandum.
Ndalimi i Pentagonit është vetëm një në një sërë hapash që administrata Trump ka ndërmarrë për të kufizuar të drejtat e personave transgjinorë. Në ditën e tij të parë në detyrë, më 20 janar, Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv ku thuhej se qeveria amerikane do të njohë vetëm dy gjini, mashkullore dhe femërore, dhe se ato nuk mund të ndryshohen.
Përpjekjet e tij për t’i dhënë fund të drejtave transgjinore në ushtri ishin një fokus i veçantë i fushatës zgjedhore dhe ai shpejt ndërmori veprime për të përmbysur politikën e zbatuar nga paraardhësi i tij demokrat, Joe Biden, e cila u lejonte personave transgjinorë të shërbenin në forcat e armatosura të SHBA-së.
Biden, i cili përmbysi ndalimin e rekrutimit transgjinor të vitit 2017 të Trump, tha në vitin 2021 se “Amerika është më e sigurt kur të gjithë të kualifikuarit për të shërbyer mund ta bëjnë këtë hapur dhe me krenari”.
Ish-Presidenti Demokrat Barack Obama lejoi për herë të parë personat transgjinorë të shërbenin në ushtri në vitin 2016 dhe, në fund të vitit të kaluar, kishte 4,240 anëtarë aktivë të Gardës Kombëtare që janë transgjinorë, thanë zyrtarët.
Amsterdami po përgatitet për një konflikt të mundshëm të armatosur me Moskën – paralajmëron shefi i inteligjencës holandeze.
Zëvendësadmirali Pieter Reesink, kreu i inteligjencës ushtarake holandeze (MIVD), i tha Politico se përshkallëzimi ushtarak në rritje i Rusisë tregon për përgatitje për një luftë të ardhshme – dhe jo vetëm në Ukrainë.
Në vitin 2024, buxheti i mbrojtjes së Rusisë u rrit në 149 miliardë dollarë – 38 për qind më shumë se vitin e kaluar, dhe dy herë më i lartë se sa ishte në vitin 2015.
“Rusia po prodhon shumë më tepër artileri – me ndihmën e huaj – sesa i nevojitet për Ukrainën”. tha Reesink.
Ai paralajmëroi se Moska nuk po rimbush vetëm arsenalin, por po zhvendos fuqinë zjarrvënëse më pranë kufijve të NATO-s, përfshirë vendet baltike dhe Finlandën.
Reesink beson se Rusia mund të jetë gati për luftën e ardhshme brenda një viti – nëse prodhimi i armëve vazhdon dhe Kremlini ende ka vullnet për të luftuar.
“Holanda, ashtu si pjesa tjetër e NATO-s, ndodhet në një fazë të gatishmërisë së shtuar”, shtoi ai. /Telegrafi
Historia u “shkrua” nga një i ri, 18 vjeç, i cili themeloi një biznes që regjistroi fitime prej 30 milionë dollarësh në vitin e parë të funksionimit të saj.
Megjithatë, pavarësisht rezultatit mesatar pothuajse perfekt në provimet që dha, duket se nuk i bëri përshtypje këshilltarëve të universitetit në kërkimin e tij për një bursë.
Kjo është përvoja e Zach Yadegari-t, i cili u refuzua nga 15 shkollat ku aplikoi. Themeluesi i biznesit ndau serinë e refuzimeve nga universitetet, me postimin që mblodhi më shumë se 27 milionë shikime dhe komente, me shumë të tronditur nga “alergjia” e dukshme e elitave të arsimit të lartë ndaj frymës sipërmarrëse.
“Nuk prisja të pranohesha në të gjitha këto kolegje, megjithatë, prisja të pranohesha të paktën në disa nga shkollat më të mira ku aplikova. Mendoj se arritjet sipërmarrëse mund të mos vlerësohen plotësisht”, tha Jacques Yadegari për Washington Post .
Nxënësi i shkollës publike nga Roslyn, New York, ka arritur të ketë sukses vetë para diplomimit. Konkretisht, ai mësoi të programonte në moshën 7 vjeç, jepte mësime në moshën 10 vjeç dhe në moshën 12 vjeç kishte tashmë një aplikacion në App Store .
Në vitin e parë të shkollës së mesme, Zach Yadegari themeloi Cal AI , një aplikacion që llogarit kaloritë e një vakti thjesht duke bërë një foto të përdoruesit. Sot, aplikacioni gjeneron dhjetëra miliona dollarë në vit.
Pavarësisht kësaj, aplikimi i tij për në Universitetin e Pensilvanisë u refuzua.
Ai u refuzua nga Stanford, MIT, Harvard, Yale, Universiteti i Uashingtonit në St. Louis, Columbia, Princeton, Duke, USC , Virginia, New York, Vanderbilt, Brown dhe Cornell.
“Në thelb, kisha shpresa të mëdha për Stanfordin, por kur hapa letrën e refuzimit, të gjitha letrat e mëparshme më tronditën”, tha Roslyn.
Në fund, ai u pranua vetëm nga Universiteti Teknik i Xhorxhias, Universiteti i Miamit dhe Universiteti i Teksasit.
Përveç postimit të refuzimeve dhe pranimeve të tij, ai ndau mendimet e tij, duke treguar një histori rreth historisë së tij dhe se si ndryshoi mendje për të ndjekur universitetin.
“E fillova udhëtimin tim në mënyrë të pavarur. Tani, e shoh që individualiteti dhe lidhja nuk janë të kundërta, por elementë plotësues. Në këtë kapitull tjetër, dua të mësoj nga njerëzit. Si nga mësuesit ashtu edhe nga nxënësit dhe jo vetëm nga kompjuterët apo librat”, tha ai.
Ky zhvillim shkaktoi një debat të nxehtë në internet.
“Në thelb, universiteti duhet të jetë për njerëz që duan vërtet të përparojnë në kërkim dhe shkencë, jo për ata që kërkojnë punë”, shkroi një përdorues, me një tjetër që vuri në dukje se “mos ndrysho asgjë tek vetja, ec përpara me guxim, me besimin që tregon këtu. Një ditë, të njëjtat universitete do të vijnë duke të lutur të rrisësh donacionin tënd. Qesh para tyre dhe vazhdo të bësh atë që po bën”./TopChannel