
Avionët luftarakë indianë qëlluan me raketa tri bazat ajrore në Pakistan, tha sot një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze.
Sipas njoftimit të zëdhënësit, avionët luftarakë indianë qëlluan me raketa ajër-tokë në bazat Noor Khan, Murid dhe Sorkot të Forcave Ajrore të Pakistanit.
“India tani duhet të presë përgjigjen tonë“, paralajmëroi zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze.
Sipas burimeve deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale. Syri.net-Protothema