Shumë qytetarë nga Ballkani që pajisen me kontrata pune për Gjermani, bien pre e firmave apo agjencive që, pas nënshkrimit të kontratës, u kërkojnë shuma të mëdha parash për plotësimin e dokumenteve, përkthime, ose dërgimin e formularëve në ambasadë.
📌 Kjo praktikë nuk është vetëm e padrejtë, por në shumë raste është abuzive dhe e jashtëligjshme. Pasi të merrni kontratën, dokumentet e vizës mund t’i plotësoni vetë ose me ndihmën e institucioneve zyrtare, pa paguar tarifa të ekzagjeruara.
⚠️ Kujdes në rastet kur:
Firma ju ofron punë, por pastaj ju kushtëzon me pagesa shtesë për dokumente.
Ju kërkojnë shuma nga 300 deri në 2000 € për “procesim letrash”, që realisht janë shërbime standarde ose falas.
Nuk ju japin asnjë fature, kontratë apo provë për pagesat që kërkojnë.
✅ Si të veproni:
Mos paguani asnjë shumë pa pasur fatura zyrtare ose kontratë të qartë.
Pyesni gjithmonë ambasadën për çdo procedurë që lidhet me dokumentet.
Nëse keni dyshime ose ndiheni të shfrytëzuar, kërkoni ndihmë pranë institucioneve zyrtare.
ℹ️ Për ndihmë dhe informacione zyrtare, kontaktoni:
🔴 Mos lejoni askënd të përfitojë nga dëshira juaj për një jetë më të mirë. Informohuni, mos paguani pa prova dhe kërkoni ndihmë në institucionet zyrtare!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se janë afër një marrëveshjeje për Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Duke folur me gazetarët në një aeroport, Trump shprehu shpresën lidhur me arritjen e një marrëveshje së shpejti në Gaza.
“Mendoj se jemi afër një marrëveshjeje për Gazën”, tha Trump duke theksuar vendosmërinë e tij për të arritur armëpushim në Gaza gjatë orëve kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po udhëtonte për në Washington.
Trump bëri vërejtjet e mëposhtme në fjalimin e tij, ku vlerësoi se një armëpushim në Gaza mund të jetë i mundur “këtë javë”.
“Mendoj se ka një shans të mirë të arrijmë marrëveshje me Hamasin për shumë nga pengjet javën e ardhshme. E dini, ne kemi liruar shumicën e pengjeve, por shumë nga pengjet e mbetura do të lirohen. Mendojmë se këtë do ta bëjmë këtë javë”, tha presidenti amerikan.
Duke folur me gazetarët të premten, Trump tha: “Mendojmë se do të arrijmë armëpushim në Gaza brenda javës së ardhshme”. Në të njëjtën ditë, Hamasi dërgoi përgjigjen e tij “pozitive” ndaj propozimit të fundit për armëpushim ndërmjetësve Katarit dhe Egjiptit.
Trump sot pritet të takohet në Shtëpinë e Bardhë në orën 18:00 sipas kohës lokale të SHBA-së, me Netanyahun mbi të cilin ka ushtruar presion për armëpushim në Rripin e Gazës./TOP Lajmet
Gjermania kthen pas më shumë migrantë ilegalë. Kancelari Merz thekson politikën e mikpritjes, por refuzon spostimin në Gjermani të problemeve të të tjerëve, shkruan Auron Dodi.
Shifrat që paraqiti ministri i Brendshëm i Gjermanisë Alexandër Dobrindt janë konkrete. Dobrindti tha pak ditë më parë në një vizitë pranë Kiefersfelden, në kufirin e Gjermanisë me Austrinë, se numri i kthimeve pas të migrantëve të paligjshëm është rritur me 45 përqind. Kjo vetëm një javë pas fillimit të punës së qeverisë Merz.
Janë kthyer pas në kufi 739 persona, përballë 511 sprapsimeve të një jave më parë nën qeverinë e vjetër. Në kufi janë kthyer pas edhe 32 azilkërkues, nga 51 vetë gjithsej që aplikuan për azil në kufi. Por 19 persona prej këtij grupi u lejuan të hyjnë në Gjermani, sepse qenë pjesëtarë të grupeve vulnerabël.
Masat në kufi jo simbolike
Disa medie kanë shkruar se kthime masive bëri së fundi edhe qeveria e kaluar Scholz dhe se masat aktuale duken simbolike. Por hapat e qeverisë Scholz për të frenuar migrimin e paligjshëm drejt Gjermanisë i kanë regjistruar e përmendur në Bundestag edhe partitë konservatore unioniste.
Të premten (23.05.) u bë e ditur se në tre muajt e parë të këtij viti, qeveria e kaluar Scholz ktheu pas në kufi 6151 migrantë të paligjshëm. Ata i kthyen pas kryesisht në Turqi, në Gjeorgji, në Francë, në Spanjë, në Serbi dhe në Irak.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Dobrindt tha se masat aktuale nuk janë sa për sy e faqe, siç e akuzon qeverinë p.sh. partia ultra e djathtë, AfD. Këtë e konfirmon fakti se janë shtuar në kufi, ndër të tjera, mbi 3000 efektivë policie. Janë përdorur gjithashtu edhe helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike, për të diktuar migrantët ilegalë.
Ministri i Brendshëm tha se jo në çdo pikëkalimi kufitar është vendosur një efektiv policie, por edhe mund të vendoset. Kjo bëhet për të çorientuar trafikantët e qenieve njerëzore.
Kontakte me fqinjët për kthimin e refugjatëve
Kancelari Friedrich Merz tha në një kongres të degës së partisë së tij CDU, në Shtutgart, të shtunën (17.05.) se kishte “folur me të gjithë” fqinjët. Ai shtoi se “të gjithë e dinë se çfarë synojmë ne”. Merz u tha të pranishmëve:”mos lejoni askënd t’ju thotë se kjo është e drejtuar kundër fqinjëve tanë evropianë.”
Kancelari gjerman theksoi se “ne duam ta zgjidhim këtë problem së bashku (me fqinjët- shën. i red.), por nuk mund ta pranojmë, që një pjesë e madhe e problemit të pazgjidhur të mbërrijë në Republikën Federale të Gjermanisë.” Një shembull që sjellin mediat këtë javë janë refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Azia. Këta refugjatë p.sh. Bjellorusia i dërgon në Poloni, prej ku shumë pastaj vijnë në Gjermani.
Kurse Kryetari i grupit parlamentar konservator, CDU/CSUnë Bundestag, Jens Spahn tha të martën (20.05.) se edhe po të ketë “zemërime” të fqinjëve: qytetarët në Gjermani duhet të kenë mundësi të shohin “të kënaqur, atë që ndodh në kufijtë tanë.”
Presioni për uljen e numrit të migrantëve drejt Gjermanisë
Sipas sondazheve të fundit, migrimi paraqet shqetësim për gjermanët, por edhe më shumë janë të preokupuar ata për ekonominë.
Është fakt se shumë komuna e qytete në Gjermani ankohen për mungesë kapacitetesh për të përballuar numrin e madh të migrantëve, që vijnë njëherësh në Gjermani.
Prandaj kancelari Merz deklaroi në Shtutgart se qeveria do të kujdeset, që qytetet dhe komunat të kenë sërish ajër për të marrë frymë, dhe që Gjermania të jetë përsëri një vend i hapur, tolerant dhe miqësor ndaj të huajve.
Njëkohësisht, drejtuar partisë ultra të djathtë AfD, Merzi tha: kushdo që dëshiron të “jetojë dhe punojë” në Gjermani është i mirëpritur dhe “në vendin e duhur”.
Është fakt edhe se migrimi si temë shfrytëzohet me sukses kundër qeverive gjermane nga AfD-ja. Ajo i akuzon vazhdimisht qeveritë gjermane se nuk e kanë nën kontroll ardhjen e refugjatëve në Gjermani. Kjo vazhdon, sidomos pas atentateve të kryera nga të huajt në Aschaffenburg dhe në Mynih, në janar dhe shkurt të këtij viti. Edhe të dielën e kaluar (18.05.) një doras me origjinë të huaj plagosi në Bielefeld disa të rinj.
AfD-ja synon të dalë e para në zgjedhjet parlamentare të 2029-ës në Gjermani. Një fitore e AfD-së, deklaroi Merzi në fillim të këtij viti, do të thoshte “minim i bazave demokratike” të Gjermanisë. Ai kujtoi ardhjen në pushtet të Adolf Hitlerit dhe tha se për Gjermaninë është mjaft “një vit 1933”.
Reagime për kthimin e migrantëve
Fqinjë të Gjermanisë si Polonia apo Luksemburgu, edhe Zvicra kanë paraqitur rezerva për kthimet e refugjatëve në kufi nga Gjermania. Kryebashkiakët e qytetit kufitar gjerman të Kehlit dhe të qytetit francez Strasburg i dërguan të mërkurën (21.05.) madje një letër kancelarit Merz. Në të ata ankohen se kontrollet kufitare ndihen ekonomikisht dhe vështirësojnë qarkullimin reciprok vajtje-ardhje të punonjësve.
Por shtete të tjera, ndër ta Danimarka kanë treguar mirëkuptim për masat e Gjermanisë. Sidoqoftë, vendet fqinje me Gjermaninë i kanë ripranuar në përgjithësi personat që kanë hyrë jo ligjërisht në Gjermani, nga territori i tyre.
Baza ligjore për kthimet e migrantëve të paligjshëm
Ministri Dobrindt tha së fundi në Bundestag se qeveria gjermane shfrytëzon për kthimet një bazë të kombinuar ligjore, mbi bazën e legjislacionit kombëtar: nenin 18.2 të Ligjit gjerman të Azilit; të kombinuar me nenin 72 të Traktatit për mënyrën e funksionimit të BE, mbi “ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e sigurisë së brendshme”. Neni 72 u lejon shteteve anëtare zhdërvjelltësi në zbatimin e disa rregullave të BE, për të ruajtur rendin publik kombëtar e mbrojtur sigurinë e brendshme.
Të tërheq vëmendjen fakti se neni evropian 72 zëvendëson, në zbatim, direktivën e njohur të Dublinit. Dihet se sipas Dublinit, azilkërkuesit duhen pranuar njëherë në vend, pastaj të konstatohet se cili vend është përgjegjës për ta. Mbi bazën e direktivës së Dublinit i ktheu pas qeveria e kaluar gjermane mijëra migrantët e paligjshëm, muajt e parë të këtij viti. Zgjidhja e problemit të migrantëve të paligjshëm mbetet një sfidë mbarëevropiane. Kancelari Merz tha në Shtutgart se këto probleme duhet të zgjidhen “hap pas hapi”./DW.com
Së paku 78 persona u konfirmuan të vdekur në Teksasin qendror, ndërsa 41 të tjerë janë ende të zhdukur pas përmbytjeve të së premtes.
Gjashtëdhjetë e tetë nga viktimat, përfshirë 28 fëmijë, u regjistruan në Qarkun Kerr, ku një kamp vajzash buzë lumit u përmbyt.
Dhjetë vajza dhe një këshilltar nga kampi Mystic nuk janë gjetur ende.
Zyrtarët thonë se numri i viktimave me siguri do të rritet.
Në 24 deri në 48 orët e ardhshme, në rajon priten stuhi të tjera, që mund ta vështirësojnë edhe më shumë punën e ekipeve të shpëtimit.
Ato tashmë janë duke u përballur me rreziqe – si nga gjarpërinjtë helmues – derisa vazhdojnë kërkimet mes baltës dhe rrënojave.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha të dielën se autoritetet do të bëjnë gjithçka që është e mundur, për të gjetur çdo person që ende mungon.
“Ishte e tmerrshme të shihje se çfarë përjetuan ata fëmijë të vegjël”, tha Abbott, një ditë pasi vizitoi zonën.
Presidenti Donald Trump nënshkroi të dielën një deklaratë për gjendje të jashtëzakonshme në Qarkun Kerr, duke aktivizuar kështu Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave në Teksas.
Ai, gjithashtu, tha se mund ta vizitojë këtë shtet të premten.
“Po punojmë nga afër me përfaqësuesit nga Teksasi dhe është një gjë e tmerrshme ajo që ka ndodhur – absolutisht e tmerrshme”, tha Trump.
Në Romë, Papa Leoni XIV bëri lutje të veçanta për viktimat në Teksas./REL
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se trafiku nga Shkupi për në pikën kufitare në Bllacë dhe anasjelltas është duke u riorentuar nëpër zonat për rreth, ndërsa për automjetet e rënda ka ndalesë të qarkullimit për shkak të zjarrit të shkaktuar në afërsi të vendkalimit kufitar.
“Për shkak të zjarrit që ka shpërthyer mbi rrugën magjistrale A4 Shkup – Bllacë, pranë tunelit, i cili është përhapur mbi rrugën magjistrale, trafiku është riorientuar për automjetet e pasagjerëve, ndërsa është i ndërprerë për automjetet e rënda transportuese. MPB ka vendosur regjim të veçantë të qarkullimit të automjeteve nga pika kufitare Bllacë drejt Shkupit.
Trafiku për automjetet e pasagjerëve është riorientuar drejt fshatit Bllacë e Epërme, përgjatë rrugës së vjetër drejt fshatit Banjan, Gluvo dhe Shkup.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar Qendra për Menaxhim të Krizave të Maqedonisë së Veriut dhe ekipet e Njësisë së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit./Arbresh.info
Në Gjermani, punëdhënësit që kanë mungesë fuqie punëtore mund të punësojnë qytetarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Bosnje, Mali i Zi, Serbia), nëpërmjet rregullores së Ballkanit (“Westbalkan-Regelung”).
✅ Kë duhet të përmbushë firma:
Të ketë vend të lirë pune të regjistruar në Zyrën e Punës (Arbeitsagentur)
Të ofrojë kontratë pune me kushte të rregullta gjermane:
Pagesa minimale (të paktën 12,41 € bruto/orë nga 2025)
Orar të qartë dhe sigurime ligjore
Të aplikojë për përparapëlqim (Vorrangprüfung) në Zyrën e Punës.
Kontrata e firmës gjermane
Formulari “Erklärung zum Beschäftigungsverhältnis”
Dokument identifikimi dhe CV e aplikantit
Dëshmi për përvojë pune (nëse kërkohet)
Firma duhet të plotësojë kërkesën dhe ta dorëzojë online në: 👉 www.arbeitsagentur.de
🕓 Sa zgjat procedura?
4–8 javë për përparapëlqimin nga Arbeitsagentur
Pastaj, aplikimi për vizë pune në ambasadën gjermane në vendin përkatës (Shkup, Prishtinë, Tiranë)
E gjithë procedura mund të zgjasë 2–4 muaj
⚠️ Kujdes:
Punëdhënësi nuk duhet të përdorë ndërmjetës ilegalë – aplikimi bëhet drejtëpërdrejt në bashkëpunim me punëtorin dhe zyrat zyrtare
Firma duhet të jetë në rregull me taksat dhe sigurimet për të marrë aprovimin
Në disa raste, rekomandohet përdorimi i një avokati ligjor për migracionin e punës
📲 Më shumë udhëzime dhe mbështetje, vetëm në Newsal.de – Më shumë se kurrë afër jush.
Ambasada Gjermane në Shkup po ofron konsulta të dedikuara për të rinjtë dhe familjet shqiptare që duan të informohen për procedurat e bashkimit familjar me Gjermaninë.
Shumë të rinj që vijnë në Gjermani nisin punën me një kontratë me periudhë prove (Probezeit) që zakonisht zgjat 6 muaj. Por çfarë ndodh pas kësaj periudhe?
📌 A duhet të rritet rroga automatikisht pas 6 muajve?
❌ Jo domosdoshmërisht. Rritja e rrogës nuk është automatike, përveç nëse kjo është e shkruar qartë në kontratën e punës ose në marrëveshjen kolektive (Tarifvertrag).
✅ Çfarë të kontrolloni pas përfundimit të provës:
Lexoni me kujdes kontratën – a përmendet një shkallë rritjeje?
A përmendet kalimi në një nivel tjetër page (Lohnstufe)?
A i përkisni një industrie me marrëveshje kolektive? (p.sh. ndërtimi, gastronomia, logjistika, etj.)
📜 Ligjet dhe të drejtat:
Pas 6 muajve ju fitoni të drejtën për mbrojtje më të fortë ligjore nga pushimi nga puna (Kündigungsschutz).
Nëse jeni me orar të plotë, kontrolloni nëse ju takon rritje e rrogës sipas Betriebszugehörigkeit (koha në firmë).
Në disa sektorë, punëdhënësi është i detyruar të aplikojë rritje vjetore sipas kontratës kolektive.
🧠 Këshillë:
Pas përfundimit të periudhës së provës, bëni një bisedë me punëdhënësin për:
Vlerësimin e performancës suaj
Mundësinë e rritjes së rrogës
Sigurimin e një kontrate të përhershme nëse nuk e keni
📣 Nëse nuk jeni të sigurt për të drejtat tuaja, kontaktoni një zyrë këshillimi për punëmarrësit ose sindikatat si Ver.di ose IG Metall.
📌 Më shumë udhëzime dhe informacione për shqiptarët në Gjermani – vetëm në Newusal.de
Nëse jeni larguar nga puna ose keni marrë Kündigung, është shumë e rëndësishme të veproni menjëherë për të shmangur problemet me sigurimin shëndetësor dhe me punëdhënësin e ardhshëm.
✅ Ja hapat që duhet të ndiqni:
1. Para se të hapni te firma e re:
Sigurohuni që të keni marrë një dokument zyrtar për përfundimin e kontratës.
Shikoni datën e fundit të punës dhe kontrolloni nëse keni ndonjë pushim të papërdorur.
Merrni një “Arbeitsbescheinigung” nga punëdhënësi i vjetër – është e domosdoshme për punën e re dhe për AOK-un.
2. Si të paraqiteni tek një firmë tjetër:
Bëni kujdes që të mos ketë pauzë më të madhe se 1 muaj pa sigurim shëndetësor.
Informoni punëdhënësin e ri që jeni aktualisht në ndërprerje pune.
Jepni dokumentet e nevojshme: ID personale, dokumentin e lëshimit nga firma e vjetër dhe numrin tuaj të sigurimit (Sozialversicherungsnummer).
3. Kujdes me AOK-un ose sigurimet e tjera shëndetësore:
Nëse nuk filloni menjëherë në një punë të re, njoftoni AOK-un menjëherë që të mos regjistroheni automatikisht në sigurim privat me pagesë.
Në rast se procedura e hapjes në firmën e re zgjat, kërkoni nga AOK të mbeteni në statusin pa punë me pagesë zero, në mënyrë që të mos paguani vetë sigurimin.
Mos prisni që firma e re ta bëjë automatikisht – jeni ju përgjegjës për njoftim.
🧠 Këshillë: Nëse nuk jeni të sigurt, kontaktoni një Beratungsstelle ose një zyrë të AOK për t’ju ndihmuar në procesin e tranzicionit!
📌 Më shumë artikuj si ky vetëm në Newsal.de – Më shumë se kurrë afër jush.