Franca e dënon ashpër planin e Izraelit për pushtimin e Gazës

Ministri i Jashtëm i Francës tha të martën se Parisi “e dënon shumë ashpër” fushatën e re ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi ushtria izraelite tha se operacionet e zgjeruara në Gaza do të përfshijnë zhvendosjen e “shumicës” së banorëve të saj, pasi kabineti i sigurisë i vendit miratoi një plan që, sipas një zyrtari izraelit, do të përfshijë “pushtimin e Rripit të Gazës dhe mbajtjen e territoreve”.

“Është e papranueshme”, tha ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot në një intervistë në radio, duke shtuar se qeveria izraelite është “në shkelje të ligjit humanitar”.

Vendimi i Izraelit vjen ndërsa Kombet e Bashkuara dhe organizatat humanitare kanë paralajmëruar vazhdimisht për një katastrofë humanitare në terren, me rrezikun e urisë që rikthehet pas më shumë se dy muajsh bllokadë totale izraelite.

Pothuajse të gjithë 2.4 milionë banorët e Rripit të Gazës janë zhvendosur të paktën një herë gjatë luftës, e cila nisi pas sulmit të militantëve të Hamasit mbi Izraelin në tetor 2023 raporton AFP./RadioEvropaeLirë

Sulmi ukrainas me dronë mbyll aeroportet e Moskës

Autoritetet ruse kanë njoftuar të martën se një sulm ukrainas me dronë ka shënjestruar Moskën për natën e dytë me radhë. 

Të katër aeroportet e mëdha të kryeqytetit rus janë mbyllur për disa orë për shkaqe të sigurisë, ndonëse u rihapën më vonë, ka raportuar BBC.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobianin, ka shkruar në rrjete sociale se të paktën 19 dronë ukrainas janë shkatërruar para se të arrinin qytetin. 

Kievi zyrtar ende nuk ka komentuar rreth këtij sulmi të pretenduar. 

Nga ana tjetër, kryetari i Harkivit, ka bërë të ditur se Rusia gjithashtu ka ndërmarrë sulme me dronë në drejtim të Ukrainës, ndërkaq sulme janë raportuar edhe në zonën afër Kievit. 

Është nata e dytë radhazi që Rusia ka kumtuar për sulme me dronë nga Ukraina. 

Të hënën, ministria ruse e Mbrojtjes pati njoftuar se kishte shkatërruar 26 dronë ukrainas brenda natës./Koha.net

Rihanna konfirmon shtatzëninë e tretë me Asap Rocky në Met Gala 2025

Këngëtarja dhe ikona e modës Rihanna ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, gjatë paraqitjes së saj në Met Gala, ngjarjen më të madhe të modës që mbahet çdo vit në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

E veshur me një fustan elegant të errët, 37-vjeçarja tërhoqi vëmendjen teksa përqafoi barkun e rrumbullakosur dhe buzëqeshi para kamerave në tapetin e kuq.

Partneri i saj, reperi i njohur ASAP Rocky (emri i vërtetë Rakim Mayers), shoqëroi Rihannën në event dhe falënderoi gazetarët për urimet, shkruan BBC.

Rihanna/Met Gala 2025

“Është koha t’u tregojmë njerëzve se çfarë po përgatisnim”, tha ai me humor, ndërsa shtoi: “Jam i lumtur që të gjithë janë të lumtur për ne, sepse ne jemi padyshim të lumtur”.

Çifti tashmë ka dy djem: RZA, i lindur në maj 2022, dhe Riot, i lindur në gusht 2023.

Ky është një tjetër moment publik ku Rihanna zgjedh të ndajë një lajm të madh në mënyrë të veçantë – ajo kishte zbuluar shtatzëninë e saj të parë me një set fotografik në Harlem në vitin 2022 dhe të dytën gjatë performancës në Super Bowl 2023.

Met Gala e këtij viti kishte për temë “Superfine: Tailoring Black Style”, duke vënë në qendër të vëmendjes modën mashkullore dhe ndikimin e saj.

Rihanna ishte ndër personazhet e fundit që mbërriti në tapetin e kuq, por padyshim ndër më të komentuarat e mbrëmjes. /Telegrafi/

Britanikja 115 vjeçe, bëhet personi më i vjetër në botë

Personi më i vjetër në botë është tani një grua që jeton në Britani, konfirmuan nga rekordet botërore Guinness.

Ethel Caterham, 115 vjeç, ishte tashmë personi më i vjetër në Britani kur mori njoftimin këtë javë, transmeton Telegrafi.

Caterman, e cila ishte 115 vjeçe dhe 252 ditë, merr titullin aktual nga Inah Canabarro Lucas.

Lucas, një murgeshë braziliane, vdiq në moshën 116 vjeçare. Ajo mori titullin dhjetorin e kaluar pas vdekjes së Tomiko Itooka, një vejushë japoneze.

Në moshën 115 vjeçe, Caterham është personi më i ri në 12 vjet që mban titullin e personit më të vjetër në jetë, sipas botimit të referencës për mbajtjen e të dhënave.

Caterham jeton në Surrey, por lindi më 21 gusht 1909 në Shipton Bellinger, Hampshire, një fshat me një popullsi aktuale prej rreth 1,500 banorësh dhe i vendosur rreth 12 milje në veri të qytetit të Salisbury.

Ajo vazhdon të jetë personi i fundit britanik që ka jetuar nën mbretërimin e Mbretit Edward VII të Britanisë, i cili mbretëroi nga viti 1901 deri në vitin 1910.

Ajo është gjithashtu e vetmja britanike e mbetur e lindur para vitit 1913 që është gjallë sot dhe besohet të jetë personi i vetëm i gjallë në botë i lindur në vitin 1909.

Caterham ishte një nga tetë fëmijët me një motër që jetoi deri në 104 vjet e 78 ditë, duke vdekur në vitin 2002.

Caterham lindi 19 ditë pasi Divizioni i Korpusit të Sinjalit të Ushtrisë Amerikane bleu atë që ishte aeroplani i parë ushtarak në botë nga vëllezërit Orville dhe Wilbur Wright. Bëhet fjalë për Wright Military Flyer, një aeroplan unik.

Lindja e saj ndodhi gjithashtu vetëm disa muaj pas fillimit të ndërtimit të anijes luksoze RMS Titanic.

Caterham punoi si dado, duke u zhvendosur në Indi në moshën 18 vjeçe për njëfarë kohe.

Ajo u takua me majorin e ushtrisë britanike Norman Caterham në vitin 1931 dhe të dy u martuan dy vjet më vonë në të njëjtën Katedrale të Salisbury, ku Norman dikur shërbente si djalosh kori. Çifti pati dy fëmijë para se Norman të vdiste në vitin 1976.

Caterham, e cila hoqi dorë nga drejtimi i makinës vetëm në moshën 97 vjeç, për fat të keq jetoi më gjatë se të dy vajzat e saj, me më të madhen, Anne, që ndërroi jetë në moshën 82 vjeç në vitin 2020 nga kanceri.

Caterham ka tre mbesa dhe pesë stërnipër e mbesa. /Telegrafi/

Një tërmet i fortë godet Teksasin Perëndimor

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në perëndim të shtetit amerikan të Teksasit.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ndodhi në orën 01:47 sipas kohës lokale 74 kilometra në veri-verilindje të qytetit Van Horn të Teksasit dhe 189 kilometra në lindje të qytetit meksikan Ciudad Juarez me një epiqendër në një thellësi prej 10 kilometrash.EuroNews

Trump kritikohet pasi postoi një foto të vetes si Papë me AI

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është kritikuar nga disa katolikë pasi ka postuar një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, të vetes si Papë.

Fotografia, e cila u nda nga llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në mediat sociale, vjen ndërsa katolikët janë ende në zi për vdekjen e Papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill, dhe përgatiten të zgjedhin Papën e ardhshëm.

Konferenca Katolike e Shtetit të Nju Jorkut e akuzoi Trumpin se po tallte besimin.

Postimi vjen disa ditë pasi ai bëri shaka me gazetarët: “Do të doja të isha Papë”.

Trump nuk është presidenti i parë që akuzohet për tallje të besimit katolik. Ish-presidenti amerikan Joe Biden shkaktoi zemërim një vit më parë kur bëri shenjën e kryqit në një tubim pro-abortit në Tampa të Floridës.Reporteri

Sa i sigurt është ari gjerman në Nju-Jork?

Në kohët e ftohjes mes Uashingtonit dhe Berlinit, mund të habitesh nga fakti që ende më shumë se një e treta e rezervave të arit të Gjermanisë gjenden në  Rezervën Federale të SHBA. Kohët e fundit janë shtuar zërat për rikthimin e këtyre rezervave në Gjermani. “Silleni arin tonë në shtëpi,” kërkoi Michael Jäger, President i Shoqatës së Tatimpaguesve Evropianë, në ZDF. Kërkesa të tilla morën hov pas sulmeve të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump ndaj kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, me të cilat ai vë në pikëpyetje hapur pavarësinë e sistemit bankar qendror amerikan.

Vërtet rezervat gjermane të arit jashtë vendit kanë qenë prej kohësh një çështje e diskutuar dhe janë të rrethuara nga një sërë mitesh. Edhe Deutsche Bundesbank ka luajtur rol këtu. Deri në vitin 2013, ajo publikonte sasinë totale të rezervave çdo vit, por ka heshtur kryesisht si ishin shpërndarë këto  rezerva në nivel ndërkombëtar. Tani ko ka ndryshuar rrënjësisht: që atëherë, Banka Federale është përpjekur për transparencë.

Në kohët e ftohjes mes Uashingtonit dhe Berlinit, mund të habitesh nga fakti që ende më shumë se një e treta e rezervave të arit të Gjermanisë gjenden në  Rezervën Federale të SHBA. Kohët e fundit janë shtuar zërat për rikthimin e këtyre rezervave në Gjermani. “Silleni arin tonë në shtëpi,” kërkoi Michael Jäger, President i Shoqatës së Tatimpaguesve Evropianë, në ZDF. Kërkesa të tilla morën hov pas sulmeve të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump ndaj kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, me të cilat ai vë në pikëpyetje hapur pavarësinë e sistemit bankar qendror amerikan.

Vërtet rezervat gjermane të arit jashtë vendit kanë qenë prej kohësh një çështje e diskutuar dhe janë të rrethuara nga një sërë mitesh. Edhe Deutsche Bundesbank ka luajtur rol këtu. Deri në vitin 2013, ajo publikonte sasinë totale të rezervave çdo vit, por ka heshtur kryesisht si ishin shpërndarë këto  rezerva në nivel ndërkombëtar. Tani ko ka ndryshuar rrënjësisht: që atëherë, Banka Federale është përpjekur për transparencë.

Advertisement

Sa të mëdha janë rezervat e arit të Gjermanisë?

Gjermania ka rezervat e dyta më të mëdha të arit në botë pas atyre të SHBA-së. Në fund të vitit 2024, sipas raportit vjetor të Bundesbank, ato ishin 3,352 tonë, që korrespondonte me një vlerë rekord prej 270.58 miliardë euro. Nga këto, 1,710 ton, ose rreth 51 për qind janë të depozituara në një vend  të panjohur në Frankfurt am Main. Nëse merret parasysh rritja e fortë të çmimit të arit për një tremujor të mirë deri më tani këtë vit, vlera e pastër e tregut të arit gjerman aktualisht korrespondon me rreth 340 miliardë euro.

Sa ar gjerman ruhet ende jashtë vendit?

1236 ton ar, ose pothuajse 37 për qind e rezervave të Gjermanisë, ruhen në kasafortat e Bankës së Rezervës Federale në Nju Jork. Pjesa e mbetur prej 409 tonësh, afërsisht 12.2 për qind, mbahen nga Banka e Anglisë në Londër. Midis 2013 dhe 2017, Bundesbank reduktoi zotërimet jashtë. Gjithsej 300 tonë u zhvendosën nga Nju Jorku në Gjermani. 374 tonët e depozituar më parë në Paris u transferuan plotësisht. Në atë kohë, Bundesbank e justifikoi konceptin e saj të ri të ruajtjes me situatën e ndryshuar gjeopolitike dhe kapacitetet e çliruara të kasafortave në Gjermani.

A planifikohet një transferim i mëtejshëm i stoqeve?

Aktualisht nuk ka plane konkrete për këtë. Megjithatë, Bundesbank i referohet konceptit të saj të depozitimit, sipas të cilit: “Faktorët kryesorë për ruajtjen e rezervave të arit janë, mbi të gjitha, objektivat e sigurisë dhe tregtueshmërisë, në mënyrë që ari të shitet ose të këmbehet me monedha të huaja nëse është e nevojshme. Deutsche Bundesbank vlerëson rregullisht depozituesit e rezervave të saj të arit bazuar në këto kritere,” shpjegon një zëdhënës. Efikasiteti i kostos së ruajtjes gjithashtu luan një rol. “Fed i Nju Jorkut është dhe mbetet një depozitë e rëndësishme për arin tonë në këtë kontekst”, është shprehur zëdhënësi i Bundesbank. “Ne nuk kemi asnjë dyshim se me Fed të Nju Jorkut kemi një partner të besueshëm dhe të besueshëm për ruajtjen e rezervave tona të arit.”

Pse ari gjerman ruhet jashtë vendit?

Arsyet qëndrojnë në rendin ekonomik botëror të pas Luftës së Dytë Botërore. Pasi ari i Reichsbank u konfiskua nga aleatët, rezervat e arit të Republikës së re Federale ishin zero. Nuk u dërguan rezerva ari të Republikës Federale në SHBA, Angli apo Francë, por ato iu llogaritën Gjermanisë pjesërisht si pagesa të tepricave të larta të bilancit nga viti 1951. Kështu e parashikonin atëkohë rregullat e Unionit të atëhershëm Evropian të Pagesave (EPU) dhe sistemit monetar ndërkombëtar Bretton Woods. Megjithatë, ky ar nuk u dërgua në Gjermani, por më së shumti mbeti në qendrat kryesore të tregtimit të arit në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Francë.

Deri në vitin 2013, 69 për qind e rezervave të arit të Gjermanisë ruheshin jashtë vendit. Aspektet e sigurisë gjithashtu luajtën rol. Gjatë Luftës së Ftohtë, sfera e ndikimit të Bashkimit Sovjetik u shtri deri në kufirin e Republikës Federale të Gjermanisë, kështu që kishte kuptim që rezervat të liheshin në vende magazinimi më në perëndim.

Si kontrollohen rezervat?

Ndërsa rezervat në Nju-Jork dhe Londër mund të likuidohen më shpejt, lind pyetja si mund të kontrollojë Gjermania efektivisht rezervat e saj jashtë vendit. Për këtë qëllim, Bundesbank dërgon ekipe inspektimi në Nju Jork dhe Londër “në intervale të rregullta”. Këta inspektorë ekzaminojnë një mostër të parazgjedhur shufrash ari që banka qendrore e huaj ua paraqet fizikisht. Të dhënat e shiritit dhe pastërtia krahasohen me të dhënat gjermane. “Më tej shufrat e arit peshohen në vend dhe kontrollohen për origjinalitetin duke përdorur pajisjet tona të testimit,” shpjegon një zëdhënës i Bundesbank. “Në asnjë moment gjatë këtyre inspektimeve nuk ka pasur pengesa apo kufizime nga ana e institucioneve depozituese, Fed e Nju Jorkut apo Banka e Anglisë”.

Në çdo rast, qasja nga SHBA-ja apo Britania e Madhe vështirë të imagjinohet. “Sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare, rezervat valutore mbrohen nga ndërhyrjet e autoriteteve përmbaruese të vendit pritës”, shpjegon Bundesbank. Bundesbank publikon çdo vit zotërimet e sakta në listën e saj të shufrave të arit, e cila rendit çdo shufër ari në gjithsej 2,373 faqe./DW

Kriza humanitare në Gaza afër kolapsit total

Organizatat humanitare kanë paralajmëruar se situata në Gaza është në prag të një kolapsi të plotë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se ndihma është e pamjaftueshme dhe përballja me urinë është e pashmangshme nëse nuk ndryshon menjëherë qasja.

“Kjo situatë nuk duhet – dhe nuk mund të lejohet – të përshkallëzohet më tej,” u shpreh Pascal Hundt nga KNKK.

Ndërkohë, nuk ka përparim në negociatat për një marrëveshje të re armëpushimi, ndërsa kryeministri Netanyahu pritet të miratojë një ofensivë të re ushtarake dhe një plan të diskutueshëm për shpërndarjen e ndihmës në jug të Gazës, përmes kontraktorëve privatë – plan që zyrtarët palestinezë e kanë quajtur të “pazbatueshëm dhe joetik”.

Kriza zgjerohet: Izraeli godet edhe në Siri

Përveç Gazës, Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ajrore në Siri, duke goditur objektiva afër pallatit presidencial në Damask. Qeveria siriane ka dënuar këto veprime si “përshkallëzim të rrezikshëm”.

Zyrtarë izraelitë thanë se ndërhyrja synon mbrojtjen e pakicës druze pas përplasjeve sektare në afërsi të Damaskut. Pesë qytetarë sirianë druzë u evakuuan natën për trajtim mjekësor në Izrael. Në të njëjtën kohë, Tel Avivi ka dislokuar trupa në zonën e dikurshme të demilitarizuar në Lartësitë e Golanit.

Rreziku i një përshkallëzimi rajonal

Sirenat e raketave janë dëgjuar për të dytën ditë radhazi në jug të Izraelit, pas një sulmi të pretenduar nga rebelët Huthi të Jemenit, që veprojnë me mbështetjen e Iranit dhe deklarojnë se veprojnë në solidaritet me popullin palestinez.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të bëjë presion ndaj Izraelit për të lehtësuar hyrjen e ndihmës humanitare përpara vizitës së tij të paralajmëruar në Lindjen e Mesme.GazetaShqip

Gaza nën flakë, të paktën 40 të vrarë në 24 orë nga bombardimet izraelite

Të paktën 40 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Të paktën 40 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa qeveria e Izraelit përgatitet të zgjerojë ofensivën ushtarake.

Sipas autoriteteve palestineze, goditjet kanë shënjestruar zona të banuara në kampet e refugjatëve dhe qytete të ndryshme të territorit.

Në mesin e viktimave janë edhe tre foshnje të vrara në kampin Khan Younis, ndërkohë që sulme të tjera kanë ndodhur në qytetin e Gazës, Beit Lahiya dhe kampin Bureij.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se po marrin masa për të “zbutur dëmet ndaj civilëve”, ndërsa akuzojnë Hamasin për përdorimin e popullsisë si mburojë njerëzore – një pretendim që grupi e mohon.

Nga rifillimi i bombardimeve më 18 mars, mbi 2,300 palestinezë janë vrarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve që nga tetori i vitit të kaluar në mbi 52,000.GazetaShqip

Përplasje e ashpër diplomatike mes SHBA-së dhe Gjermanisë për AfD-në

Një përplasje diplomatike ka shpërthyer mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kritikoi ashpër vendimin e qeverisë gjermane për t’i dhënë kompetenca të zgjeruara agjencisë së inteligjencës së brendshme, duke përfshirë edhe mbikëqyrjen e partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

“Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të spiunazhit fuqi të reja për të survejuar opozitën. Kjo nuk është demokraci—është tirani e maskuar”, deklaroi Rubio në një postim në rrjetet sociale.Telegrafi

Ai shtoi më tej “ajo që është vërtet ekstremiste nuk është AfD-ja popullore—e cila zuri vendin e dytë në zgjedhjet e fundit—por politikat vdekjeprurëse të emigracionit me kufij të hapur të elitave, që AfD-ja i kundërshton”.

Reagimi i Rubios hasi në përgjigje të menjëhershme dhe të ashpër nga autoritetet gjermane. Ministria e Jashtme e Gjermanisë theksoi se vendimi për zgjerimin e kompetencave të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) është në përputhje me parimet demokratike dhe shtetin e së drejtës.

“Kjo është demokracia. Ky vendim është rezultat i një hetimi të plotë dhe të pavarur për të mbrojtur Kushtetutën dhe sundimin e ligjit. Janë gjykatat e pavarura ato që do të japin fjalën e fundit. Ne kemi mësuar nga historia jonë se ekstremizmi i djathtë duhet ndalur”, thuhej në reagimin zyrtar.

Deklaratat e forta vijnë në një kohë kur një gjykatë gjermane konfirmoi klasifikimin e AfD-së si një organizatë e dyshuar ekstremiste, duke i dhënë autoritet BfV-së për të ndërmarrë masa të zgjatura vëzhgimi ndaj saj. Autoritetet gjermane shprehen të shqetësuara për prirjet antidemokratike të disa segmenteve brenda partisë.

Mbrojtja publike që Rubio i bëri AfD-së, një parti e djathtë e njohur për qëndrimet kundër emigracionit dhe euroskepticizmin, shihet si ndërhyrje e paprecedentë e një diplomati të lartë amerikan në çështjet e brendshme të Gjermanisë. Kjo ndërhyrje rrezikon të acarojë marrëdhëniet transatlantike, të cilat kanë qenë në tension të përhershëm sa i përket çështjeve të politikës së brendshme dhe vlerave demokratike.

Analistët paralajmërojnë se ky shkëmbim i ashpër mund të shënojë një ndarje gjithnjë e më të thellë ideologjike mes Uashingtonit dhe Berlinit përballë sfidave të populizmit dhe të ekstremit të djathtë në Evropë. /Telegrafi/