
Berlin, Maj 2025 – Shqiptarët që jetojnë në Gjermani tashmë kanë një arsye më shumë për të ndjerë siguri dhe mundësi të reja. Bundestagu gjerman ka miratuar një ligj të ri që lejon mbajtjen e nënshtetësisë së dyfishtë, duke i dhënë fund një prej kufizimeve më të mëdha për emigrantët shqiptarë që kanë dashur të bëhen shtetas gjermanë.
Sipas këtij ligji, qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë për pasaportën gjermane pa qenë të detyruar të heqin dorë nga shtetësia shqiptare. Ky ndryshim i rëndësishëm ka hyrë në fuqi dhe pritet të lehtësojë integrimin, por njëkohësisht edhe ruajtjen e identitetit kombëtar.
Ndryshimi tjetër pozitiv është shkurtimi i periudhës së qëndrimit të nevojshëm për marrjen e shtetësisë nga 8 në 5 vjet – dhe vetëm 3 vjet për ata që kanë arritur një nivel të lartë integrimi (siç është njohja e mirë e gjuhës dhe pjesëmarrja aktive në jetën sociale dhe ekonomike të vendit).
📢 Çfarë duhet të dini?
- Aplikimi bëhet pranë zyrës së qytetit ku jetoni (Einbürgerungsamt).
- Duhet të plotësoni kriteret ligjore për të ardhura, gjuhë, dhe mungesë të rekordeve kriminale.
- Nuk kërkohet më që të dorëzoni pasaportën shqiptare.
Ky është një hap i madh drejt barazisë dhe një shans për shumë shqiptarë që prej vitesh kontribuojnë në ekonominë dhe jetën sociale të Gjermanisë.
🗨️ A jeni duke planifikuar të aplikoni për nënshtetësinë gjermane? Na tregoni eksperiencën tua
