Maji i vitit 2025 sjell me vete një sërë mundësish dhe ndryshimesh që ndikojnë të gjitha shenjat e zodiakut.
Sakaq sipas astrologëve yjet do të favorizojnë gjatë këtij muaji më së shumti një shenjë të horoskopit. Bëhet fjalë për binjakët.
Nëse i përkisni kësaj shenje të zodiakut, atëherë përgatituni për një periudhë plot mundësi dhe zhvillime pozitive, qoftë kjo për karrierën, jetën personale apo edhe shëndetin tuaj.
Deri në vitin 2023, 359 mijë persona, që përbëjnë rreth 22.6% të popullsisë së Kosovës kanë emigruar. Në raportin e fundit të Institutit GAP, të publikuar të mërkurën theksohet se largimi i popullsisë po krijon sfida serioze për ekonominë.
“Trendi i emigrimit ka sjellë sfida të shumta dhe komplekse, ndër të cilat më e dukshmja është ndryshimi në strukturën e fuqisë punëtore, një faktor që ndikon drejtpërdrejt në tregun e punës dhe potencialin për rritje ekonomike të vendit”, thuhet në raportin e GAP-it.
Demografia e personave të cilët janë të prirur për të emigruar përfshin kryesisht moshat e reja që janë kyçë për tregun e punës në vend. Sfidë për tregun e punës në Kosovë paraqet edhe emigrimi i personave të kualifikuar të punësuar në sektorë si kujdesi shëndetësor, edukimi, teknologjia e informimit dhe komunikimit dhe të tjera vitale për mirëqenien sociale dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2023, shtetet e Bashkimit Evropian lëshuan 45,650 leje qëndrimi për shtetasit e Kosovës, me Gjermaninë që përbën 50% të këtij numri. Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë me shumicë dhe pakicë, gastronomisë, hotelerisë dhe prodhimit janë më të prekurit nga mungesa e fuqisë punëtore.
“Marrëveshje të ndryshme kanë ndikuar që përveç personave nga shtetet e rajonit, në Kosovë të imigrojnë persona nga shtetet e largëta aziatike, për arsye punësim”, thuhet tutje në raport.
Sipas të dhënave më të fundit të MPB-së në Kosovë, numri i personave të huaj të cilët janë pajisur me leje-qëndrime në Kosovë në 2024 ishte 8,293, prej tyre, 4,273 apo rreth gjysma e lejeve janë lëshuar për arsye të punësimit, krahasuar me gjysmën tjetër që kanë për arsye bashkimin familjar, studimet, etj. Shumica e imigrantëve në Kosovë vijnë nga shtetet e rajonit si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet si Turqia, Bangladeshi dhe shtetet tjera të Azisë.
Po ashtu, raporti thekson se 57% e popullsisë që i takon moshës së punës në Kosovë janë ekonomikisht jo-aktivë, ndërsa pjesa tjetër prej 43% janë aktiv ekonomikisht.
“Analiza e sektorëve ekonomikë sipas numrit të punësuarve tregon se sektori me më së shumti të punësuar është tregtia me shumicë dhe pakicë, ndjekur nga ndërtimtaria, prodhimi dhe arsimi”, thuhet në raport.
Nga gjithsej 613,029 persona jo-aktiv në treg të punës në Kosovë, 402,847 (66%) janë gra, ndërsa 210,182 (34%) janë burra.
Raporti tregon se rreth 78,000 të rinj në Kosovë janë jashtë punësimit, arsimit dhe trajnimit, që përbën 30% të kësaj grupmoshe. Kjo përqindje është dukshëm më e lartë se mesatarja e BE-së (9.9%) dhe më e larta në Ballkanin Perëndimor.
Tutje, raporti identifikon se sektorët që kanë më së shumti kërkesa për punëtorë kanë edhe paga më të ulëta mesatare dhe njëkohësisht kërkojnë më pak shkathtësi pune.
“Sektori i ndërtimtarisë në Kosovë ofron pagë mesatare mujore neto ekuivalent me 511 euro (572 euro bruto), sektori i tregtisë 491 euro (548 euro bruto), sektori i prodhimit 473 euro (527 euro bruto), sektori i hotelerisë dhe gastronomisë 348 euro (384 euro bruto)”, thuhet në raport.
Instituti GAP sugjeron rritjen e përfshirjes në tregun e punës të personave ekonomikisht jo-aktivë për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore. Mes tjerash sugjerohet edhe ofrimi i trajnimeve dhe reformave për të mundësuar përfshirjen më të madhe të fuqisë punëtore vendase në tregun e punës, si në periudhën afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë.Topchannel
Jeta në Gjermani ofron cilësi të lartë, por vjen edhe me kosto të konsiderueshme, sidomos për të huajt që vendosen për herë të parë. Në vitin 2025, çmimet kanë pësuar rritje të ndjeshme në disa fusha kyçe, dhe është e rëndësishme të jeni të përgatitur.
Sa kushton jetesa mujore në Gjermani për një person? 📍 Qira: Nga 400 deri në 800 euro në qytete të vogla, dhe deri në 1,200 euro ose më shumë në qytete të mëdha si Berlini, Mynihu apo Hamburgu. 📍 Ushqime dhe pazar: Rreth 300–500 euro në muaj, në varësi të stilit të jetesës. 📍 Sigurimi shëndetësor: Shtesë mujore mesatarisht 100–200 euro për punëtorët. 📍 Transporti publik: Bileta mujore varion nga 49 euro (me biletën “Deutschlandticket”) deri në 100 euro në zona specifike. 📍 Shpenzime të tjera (internet, telefoni, energjia): Afërsisht 150–250 euro në muaj.
Avantazhet që ofron Gjermania: ✅ Sistemi shëndetësor i avancuar ✅ Rrjeti i transportit të zhvilluar dhe i përballueshëm ✅ Siguri e lartë dhe stabilitet ekonomik ✅ Mundësi punësimi dhe trajnim profesional
Sfidat për të huajt: ❗ Gjetja e banesës është një nga sfidat më të mëdha, sidomos në qytetet e mëdha. ❗ Burokracia gjermane kërkon durim dhe përgatitje me dokumente të sakta. ❗ Njohja e gjuhës gjermane ndihmon jashtëzakonisht shumë në integrim.
Këshillë: Përpara se të vendoseni, bëni një plan financiar dhe informohuni për ndihmat sociale që mund të ofrohen nga shteti gjerman për të sapoardhurit.
Newsal.de do të vazhdojë të informojë shqiptarët në Gjermani me lajme praktike, këshilla dhe përvoja reale nga jeta përditshme.