Austria fiton Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 8

Shqipëria u rendit e teta në Eurovision 2025 që u zhvillua në Bazel të Zvicrës. “Zjerm” e Shkodrës Elektronike grumbulloi 218 pikë në total.

Kënga e Shqipërisë fitoi zemrat e publikut pasi mori nga votat e tyre 173 pikë, ndërsa nga të jurisë vetëm 45 pikë.

Edicionin e 69-të të Eurovision e fitoi Austria më “Wasted Love” të JJ. Kënga fituese mori 436 pikë në total dhe arriti ta mposhtë Izraelin e vendit të dytë falë pikëve të jurisë dhe publikut.

Vendi i tretë u takoi estonezëve me “Espresso macchiato” të Tommy Cash./tvklan.al

Zyrtare, Stresi konfirmon ribashkimin me Kejsin!

Pas disa viteve larg, ata kanë vendosur të lënë pas të kaluarën…

Pas muajsh spekulimesh në rrjet, reperi i njohur Stresi dhe ish-partnerja e tij Kejsi kanë konfirmuar zyrtarisht ribashkimin e tyre. Lajmin e bënë të ditur përmes një fotosesioni ekskluzive dhe një interviste ku ata shfaqen edhe shumë të dashuruar me njëri tjetrin.

Në intervistën e tyre çifti rrëfeu se një shans i dytë dhe një reflektim personal i ka ndihmuar të kuptojnë vlerën që kanë për njëri-tjetrin. Pas disa viteve larg, ata kanë vendosur të lënë pas të kaluarën dhe t’i japin dashurisë së tyre një mundësi tjetër./Gazetashqip

Gjesti një mesazh për ndjekësit e tij për ditëindje

Fituesi i edicionit të sivjetëm të Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka bërë një reagim emocionues në rrjete sociale pas përfundimit të spektaklit dhe në ditën e tij të lindjes.

Në një postim në Instagram, Gjesti ka shprehur mirënjohjen e tij për Zotin, familjen dhe të gjithë ndjekësit që e kanë përkrahur gjatë këtij rrugëtimi intensiv.

“Ky vit i ka pasë krejt: emocione, presion, rritje, bekime… gjithçka. Faleminderit Zot që jam shnosh e mirë, e që i kom mrrî 25 vjet! Faleminderit familja jem që m’keni rrite me shumë dashni,” ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ka falënderuar secilin prej ndjekësve për dashurinë dhe urimet për ditëlindjen e tij, duke theksuar se edhe pse nuk mund t’i kthejë personalisht të gjithë, i sheh dhe i vlerëson.

Ky reagim i sinqertë ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive, duke treguar mbështetjen dhe dashurinë që publiku vazhdon të ketë për të./Ina

Egli dhe Gjesti së bashku në Kosovë

Që nga përfundimi i ‘BBVA’, Gjesti dhe Egli janë parë bashkë në publik vetëm disa herë, për arsye se çdo gjë dëshirojnë të mbajnë private.

Mikja e këngëtares ka konfirmuar thashethemet se çifti ndodhet së bashku në Prishtinë, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka theksuar se Egli është së bashku me Gjestin në Kosovës dhe për këtë shkuarje të saj ka diçka.

Sipas ndjekësve, çifti është duke punuar për projekte të reja që do t’i publikojnë së bashku./Ina

Rihanna konfirmon shtatzëninë e tretë me Asap Rocky në Met Gala 2025

Këngëtarja dhe ikona e modës Rihanna ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, gjatë paraqitjes së saj në Met Gala, ngjarjen më të madhe të modës që mbahet çdo vit në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

E veshur me një fustan elegant të errët, 37-vjeçarja tërhoqi vëmendjen teksa përqafoi barkun e rrumbullakosur dhe buzëqeshi para kamerave në tapetin e kuq.

Partneri i saj, reperi i njohur ASAP Rocky (emri i vërtetë Rakim Mayers), shoqëroi Rihannën në event dhe falënderoi gazetarët për urimet, shkruan BBC.

Rihanna/Met Gala 2025

“Është koha t’u tregojmë njerëzve se çfarë po përgatisnim”, tha ai me humor, ndërsa shtoi: “Jam i lumtur që të gjithë janë të lumtur për ne, sepse ne jemi padyshim të lumtur”.

Çifti tashmë ka dy djem: RZA, i lindur në maj 2022, dhe Riot, i lindur në gusht 2023.

Ky është një tjetër moment publik ku Rihanna zgjedh të ndajë një lajm të madh në mënyrë të veçantë – ajo kishte zbuluar shtatzëninë e saj të parë me një set fotografik në Harlem në vitin 2022 dhe të dytën gjatë performancës në Super Bowl 2023.

Met Gala e këtij viti kishte për temë “Superfine: Tailoring Black Style”, duke vënë në qendër të vëmendjes modën mashkullore dhe ndikimin e saj.

Rihanna ishte ndër personazhet e fundit që mbërriti në tapetin e kuq, por padyshim ndër më të komentuarat e mbrëmjes. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri mban koncertin e fundit para lindjes

Dafina Zeqiri ka zbuluar se këtë të shtunë do të mbajë koncertin e saj të fundit përpara se të bëhet nënë për herë të parë. Në një postim emocionues në Threads, këngëtarja shqiptare ka ndarë me fansat e saj këtë lajm të rëndësishëm, duke shprehur ndjeshmërinë për këtë moment të jetës dhe karrierës.

“Kam pak emocione, por nuk ndalem me projekte muzikore,” shkruan Dafina, duke iu drejtuar ndjekësve përpara se të ndalojë për një kohë të shkurtër. Ajo thekson se, pavarësisht pushimit nga koncertet, do të vazhdojë të punojë në projekte muzikore dhe ka një “surprizë të bukur” për këtë verë, duke ndezur kureshtjen e fansave të saj.
Në fund të mesazhit, Dafina falënderon ndjekësit për mbështetjen e tyre dhe shpreh dashurinë për ta: “Mezi pres të kënaqem me ju edhe një herë live – deri herën tjetër. Ju dua shumë”.