🛠️ Udhëzues praktik: Si të ktheni paratë e tatimit në Gjermani (Steuerrückerstattung)

1️⃣ Çfarë ju duhet?

Lohnsteuerbescheinigung → fleta vjetore nga punëdhënësi me pagat dhe taksat
Dokumente shpenzimesh → qira, udhëtime pune, kurse gjermanisht, trajtime mjekësore, fatura kompjuterësh ose veglash pune
Numri IBAN i llogarisë bankare → ku do t’ju dërgohen paratë
Identifikim online → Elster ose aplikacione tatimore

Si të veproni hap pas hapi

🔹 Hap 1: Regjistrohuni në portalin Elster.de ose shkarkoni një aplikacion si WISO, Taxfix, Smartsteuer
🔹 Hap 2: Ndiqni udhëzimet e programit, futni të dhënat personale dhe ato financiare
🔹 Hap 3: Shtoni shpenzimet që mund të zbriten (Werbungskosten, Sonderausgaben, außergewöhnliche Belastungen)
🔹 Hap 4: Dërgojeni deklaratën online në Finanzamt
🔹 Hap 5: Prisni vendimin (Steuerbescheid) me shumën që do t’ju kthehet
🔹 Hap 6: Kontrolloni llogarinë bankare për kthimin e parave

💸 Sa mund të fitoni?

Mesatarisht:

  • Punonjës i vetëm → rreth 1.000 € kthim në vit
  • Çift me shpenzime të zbritshme → deri 2.000–3.000 €

📅 Kur duhet dorëzuar?

Afati për deklaratën vullnetare: 4 vite pas përfundimit të vitit tatimor
P.sh., për vitin 2024 → afati është deri më 31 dhjetor 2028.

⚠️ Këshilla të vlefshme

✔️ Mos harroni shpenzimet e vogla – ato grumbullohen!
✔️ Ruani çdo faturë për siguri, sidomos për qira, shpenzime shëndetësore ose kurse.
✔️ Nëse jeni çift III/V → deklarata është e detyrueshme!
✔️ Për fillestarët, një aplikacion është shpesh më i lehtë se Elster.

👉 Nëse dëshironi ndihmë për të plotësuar deklaratën e tatimit dhe për të kërkuar kthimin e parave (Steuerrückerstattung), Newsal.de është këtu për ju!

Ne mund t’ju ndihmojmë me:
✅ Sqarimin e dokumenteve që ju nevojiten
✅ Këshilla praktike se si ta plotësoni vetë online
✅ Sugjerime për aplikacionet më të lehta për përdorim
✅ Për ata që kanë pyetje specifike, mund të ofrojmë edhe kontakt me këshilltarë tatimorë (Steuerberater).

💬 Na shkruani tek Newsal.de ose përmes rrjeteve tona sociale – bashkë e bëjmë më të lehtë kthimin e parave që ju takojnë! 💸✨

Kindergeld 2025: Gjithçka që duhet të dinë shqiptarët në Gjermani

Kindergeld është një nga mbështetjet më të rëndësishme financiare që shteti gjerman jep për familjet me fëmijë. Për shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, kjo ndihmë është një lehtësim i madh ekonomik.

💰 Sa është Kindergeld në vitin 2025?

Që nga janari 2023, shuma e Kindergeld është 250 euro në muaj për çdo fëmijë, pa dallim rendi (më parë kishte dallime për fëmijën e parë, të dytë etj.).
Kjo shifër vazhdon edhe në vitin 2025.

P.sh.:

  • 1 fëmijë → 250 € / muaj
  • 2 fëmijë → 500 € / muaj
  • 3 fëmijë → 750 € / muaj, etj.

📌 Kush ka të drejtë për Kindergeld?

✅ Prindërit me leje qëndrimi të vlefshme në Gjermani
✅ Personat që punojnë në Gjermani, pavarësisht kombësisë
✅ Fëmijët deri në moshën 18 vjeç
✅ Deri në 25 vjeç, nëse ndjekin shkollë ose studime
✅ Për disa raste, edhe mbi 18 vjeç nëse janë të papunë dhe kërkojnë punë

📄 Si aplikohet për Kindergeld?

1️⃣ Plotësoni formularët për aplikim në Familienkasse.
2️⃣ Paraqisni dokumentet:

  • Certifikatën e lindjes së fëmijës (me përkthim të noterizuar nëse është nga jashtë)
  • Lejen e qëndrimit (Aufenthaltstitel)
  • Formularët e plotësuar

3️⃣ Dorëzoni aplikimin me postë ose online.

⚠️ Kujdes!

  • Kontrolloni rregullisht nëse keni të drejtë edhe për Kinderzuschlag (shtesë për familje me të ardhura të ulëta).
  • Nëse largoheni nga Gjermania ose ndryshoni situatën familjare, jeni të detyruar ta njoftoni Familienkasse.

🔍 Lajm i mirë për të ardhmen

Nga viti 2025, qeveria gjermane po planifikon thjeshtimin e pagesave për fëmijët, duke bashkuar Kindergeld dhe Kinderzuschlag në një ndihmë të vetme të quajtur Kindergrundsicherung. Kjo pritet të thjeshtojë burokracinë dhe të garantojë ndihmë më të madhe për familjet me të ardhura të ulëta.

Shqiptarët në Gjermani: Punë, Shfrytëzim dhe Shpresa për Një Jetë Më të Mirë

Në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë ardhur në Gjermani me shpresën për një të ardhme më të mirë. Shumë prej tyre punësohen në sektorë të tillë si ndërtimi, gastronomia, logjistika dhe përpunimi i mishit, shpesh përmes agjencive ndërmjetësuese ose përmes të njohurve.

Por pas këtyre shifrave që duken premtuese, fshihen shpesh histori të vështira: shumë bashkëkombas raportojnë se punojnë me orare të gjata, me paga minimale, pa mundësi për avancim profesional, e ndonjëherë edhe pa kontrata të rregullta pune. Përfitimet e tyre shkojnë më shumë në xhepat e atyre që i punësojnë sesa për përmirësimin e jetës së tyre.

Ka raste kur punëtorët detyrohen të qëndrojnë me vite në një vend pune, pa ngritje rroge apo kushte më të mira, për shkak të presionit ekonomik, mungesës së njohurive gjuhësore apo edhe frikës se mund të humbasin dokumentet e qëndrimit. Shumë ndihen të bllokuar, mes shpresës dhe zhgënjimit.

Organizatat joqeveritare dhe komunitetet shqiptare në Gjermani kanë ngritur vazhdimisht zërin për këto padrejtësi, duke kërkuar më shumë kontroll nga autoritetet gjermane dhe duke u bërë thirrje bashkëkombasve të informohen mirë për të drejtat e tyre.

Askush nuk duhet të punojë në kushte shfrytëzuese. Shqiptarët në mërgim duhet të mbështesin njëri-tjetrin, të kërkojnë ndihmë nga organizatat dhe të mos heqin dorë nga ëndrra për një jetë më të mirë – por gjithmonë me dinjitet.

🚗 Mërgimtarët nisen drejt vendlindjes – Këshilla dhe informacione për rrugët dhe udhëtimin gjatë verës

Me afrimin e muajve të pushimeve, mijëra mërgimtarë shqiptarë nga Gjermania dhe shtetet e tjera evropiane po përgatiten për udhëtimin e gjatë drejt Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë periudhë, rrugët kryesore janë të mbingarkuara, ndaj është e rëndësishme të planifikoni udhëtimin me kujdes për të shmangur stresin dhe pritjet e gjata.

📍 Rrugët më të përdorura nga Gjermania:

  1. Përmes Austrisë – Sllovenisë – Kroacisë – Bosnjës / Malit të Zi / Shqipërisë
    • E njohur si rruga “jugore”
    • Kërkon vinjeta për Austrinë dhe Slloveninë
    • Kufijtë Slloveni–Kroaci dhe Kroaci–Bosnjë mund të kenë radhë të gjata
  2. Përmes Austrisë – Hungarisë – Serbisë – Maqedonisë / Kosovës / Shqipërisë
    • Më e shpejtë për ata që shkojnë në Kosovë ose Maqedoni
    • Vinjeta për Austri dhe Hungari, plus kontroll në kufijtë me Serbinë
  3. Përmes Italisë me traget për në Durrës / Shëngjin / Vlorë
    • Alternativë më e qetë për ata që udhëtojnë me traget nga Trieste, Ancona, Bari etj.

🛂 Kujdes me dokumentet dhe vinjetat:

  • Sigurohuni që:
    • Letërnjoftimi ose pasaporta të jenë të vlefshme për të gjithë udhëtarët
    • Keni blerë vinjetat online ose në stacionet përkatëse
    • Makinës i është bërë kontrolli teknik dhe keni sigurim ndërkombëtar (kartonin e gjelbër)

📌 Mund të blini vinjetat online për:

🕒 Këshilla të vlefshme para nisjes:

  • Planifikoni nisjen jashtë orëve të pikut (jo fundjavë apo të premten pasdite)
  • Përdorni aplikacione si Google Maps apo Waze për rrugë alternative
  • Kontrolloni kufijtë për radhë me aplikacione si Granični prelazi ose grupe në Facebook për udhëtarë
  • Merrni me vete ujë, ushqime të lehta dhe karikues për telefonin

Kthimi në vendlindje është një emocion i madh, por edhe një përgjegjësi në rrugë. Udhëtoni me kujdes, shmangni shpejtësinë dhe përpiquni të ndani rrugën me të tjerët me durim e respekt. Ju urojmë rrugë të mbarë dhe pushime të këndshme me familjen!

🛠️ Si mund të sjellë një firmë gjermane një punëtor nga Ballkani? Ja procedura hap pas hapi!

    Në Gjermani, punëdhënësit që kanë mungesë fuqie punëtore mund të punësojnë qytetarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Bosnje, Mali i Zi, Serbia), nëpërmjet rregullores së Ballkanit (“Westbalkan-Regelung”).

    ✅ Kë duhet të përmbushë firma:

    1. Të ketë vend të lirë pune të regjistruar në Zyrën e Punës (Arbeitsagentur)
    2. Të ofrojë kontratë pune me kushte të rregullta gjermane:
      • Pagesa minimale (të paktën 12,41 € bruto/orë nga 2025)
      • Orar të qartë dhe sigurime ligjore
    3. Të aplikojë për përparapëlqim (Vorrangprüfung) në Zyrën e Punës.
    • Kontrata e firmës gjermane
    • Formulari “Erklärung zum Beschäftigungsverhältnis”
    • Dokument identifikimi dhe CV e aplikantit
    • Dëshmi për përvojë pune (nëse kërkohet)

    Firma duhet të plotësojë kërkesën dhe ta dorëzojë online në:
    👉 www.arbeitsagentur.de

    🕓 Sa zgjat procedura?

    • 4–8 javë për përparapëlqimin nga Arbeitsagentur
    • Pastaj, aplikimi për vizë pune në ambasadën gjermane në vendin përkatës (Shkup, Prishtinë, Tiranë)
    • E gjithë procedura mund të zgjasë 2–4 muaj

    ⚠️ Kujdes:

    • Punëdhënësi nuk duhet të përdorë ndërmjetës ilegalë – aplikimi bëhet drejtëpërdrejt në bashkëpunim me punëtorin dhe zyrat zyrtare
    • Firma duhet të jetë në rregull me taksat dhe sigurimet për të marrë aprovimin
    • Në disa raste, rekomandohet përdorimi i një avokati ligjor për migracionin e punës

    📲 Më shumë udhëzime dhe mbështetje, vetëm në Newsal.de – Më shumë se kurrë afër jush.

    ❗️ Çfarë duhet të dini pasi merrni Kündigung (Largim nga puna) në Gjermani?

    Nëse jeni larguar nga puna ose keni marrë Kündigung, është shumë e rëndësishme të veproni menjëherë për të shmangur problemet me sigurimin shëndetësor dhe me punëdhënësin e ardhshëm.

    ✅ Ja hapat që duhet të ndiqni:

    1. Para se të hapni te firma e re:

    • Sigurohuni që të keni marrë një dokument zyrtar për përfundimin e kontratës.
    • Shikoni datën e fundit të punës dhe kontrolloni nëse keni ndonjë pushim të papërdorur.
    • Merrni një “Arbeitsbescheinigung” nga punëdhënësi i vjetër – është e domosdoshme për punën e re dhe për AOK-un.

    2. Si të paraqiteni tek një firmë tjetër:

    • Bëni kujdes që të mos ketë pauzë më të madhe se 1 muaj pa sigurim shëndetësor.
    • Informoni punëdhënësin e ri që jeni aktualisht në ndërprerje pune.
    • Jepni dokumentet e nevojshme: ID personale, dokumentin e lëshimit nga firma e vjetër dhe numrin tuaj të sigurimit (Sozialversicherungsnummer).

    3. Kujdes me AOK-un ose sigurimet e tjera shëndetësore:

    • Nëse nuk filloni menjëherë në një punë të re, njoftoni AOK-un menjëherë që të mos regjistroheni automatikisht në sigurim privat me pagesë.
    • Në rast se procedura e hapjes në firmën e re zgjat, kërkoni nga AOK të mbeteni në statusin pa punë me pagesë zero, në mënyrë që të mos paguani vetë sigurimin.
    • Mos prisni që firma e re ta bëjë automatikisht – jeni ju përgjegjës për njoftim.

    🧠 Këshillë: Nëse nuk jeni të sigurt, kontaktoni një Beratungsstelle ose një zyrë të AOK për t’ju ndihmuar në procesin e tranzicionit!

    📌 Më shumë artikuj si ky vetëm në Newsal.de – Më shumë se kurrë afër jush.

    BE përgatitet për hakmarrje tregtare nëse negociatat me SHBA-në dështojnë

    Një seri e re produktesh amerikane është vënë në shënjestër të tarifave të mundshme të BE-së, përfshirë kampionin e hapësirës ajrore Boeing, në rast se negociatat me administratën amerikane përfundojnë në bllokim, njoftoi të enjten Komisioni Evropian.

    “Ne besojmë se mund të bëhen marrëveshje të mira në dobi të konsumatorëve dhe bizneseve në të dyja anët e Atlantikut”, tha presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, në një deklaratë, duke shtuar megjithatë: “Në të njëjtën kohë, ne vazhdojmë të përgatitemi për të gjitha mundësitë”.

    Që nga mesi i marsit, SHBA-të kanë vendosur tarifa prej 25% për aluminin dhe çelikun e BE-së, 25% për makinat dhe një tarifë të përgjithshme prej 10% për të gjitha importet e BE-së.

    Masat e reja hakmarrëse, nëse përdoren nga BE-ja, do t’i shtohen listës së produkteve amerikane të goditura tashmë nga tarifat e BE-së, të cilat u pezulluan pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një pauzë 90-ditore në luftën e zhvilluar kundër partnerëve të tij tregtarë në të gjithë botën, pasi i kërcënoi ata me të ashtuquajturat tarifa “reciproke” më 2 prill, të cilat do të kishin goditur importet e BE-së me tarifa prej 20%.

    Tarifat amerikane tani mbulojnë 70% të eksporteve të BE-së në SHBA dhe mund të rriten në 97% nëse hetimet e mëtejshme të SHBA-së mbi produktet farmaceutike, gjysmëpërçuesit dhe produktet e tjera rezultojnë në më shumë tarifa.

    Lista e produkteve amerikane të synuara nga BE-ja do të jetë e hapur për konsultime nga industritë e BE-së deri më 10 qershor, përpara miratimit nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe kufizimeve të mundshme për eksportet e caktuara të BE-së të skrapit të çelikut dhe produkteve kimike në SHBA me vlerë 4.4 miliardë euro.

    Niveli i tarifave të BE-së që mund të prekin listën e re të produkteve amerikane do të vendoset në një datë të mëvonshme.

    Të enjten, Komisioni njoftoi gjithashtu se do të kundërshtojë tarifat e përgjithshme prej 10% dhe tarifat për makinat para OBT-së.

    Shërbimet amerikane nuk kërcënohen nga kundërmasat e propozuara të BE-së të enjten, por një zyrtar i BE-së tha se të gjitha “opsionet ishin në tryezë” nëse negociatat me SHBA-në dështojnë.

    Zyrtarët e lartë të BE-së ishin në Uashington të martën dhe të mërkurën, të udhëhequr nga Sabine Weyand, shefe e Drejtorisë së Tregtisë në Komision, për t’u takuar me homologët e tyre amerikanë. Diskutimi duket se ka qenë i pafrytshëm, pasi nuk është njoftuar asnjë marrëveshje.

    Zyrtari i BE-së tha se BE-ja nuk po paraqiste një paketë “hakmarrjeje”, por po kërkonte një “ribalancim” të marrëdhënieve tregtare me SHBA-në, nëse nuk arrihej ndonjë marrëveshje./ Euronews

    Shqipëria, pjesëmarrëse e asociuar në nismën e “TRI DETEVE”

    Shqipëria është pranuar si pjesëmarrëse e asociuar në nismën e “Tri Deteve”, një platformë e përbërë nga shtetet e BE-së që ndodhen midis Detit Baltik, Detit të Zi dhe Adriatikut.

    Gjatë Samitit të “Three Seas Initiative” të mbajtur sot në Poloni, Presidenti Bajram Begaj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në këtë platformë strategjike.

    “Prania jonë brenda Iniciativës së “Tri Deteve” do të konsolidonte më tej krahun juglindor të kësaj iniciative dhe do të shtonte rolin e saj në perspektivën strategjike, veçanërisht në çështjet e bashkëpunimit për siguri, qëndrueshmërisë demokratike dhe koordinimit transatlantik”, – deklaroi Presidenti Begaj para liderëve të vendeve anëtareve dhe partnerëve strategjikë të nismës.

    Shqipëria, si anëtare e NATO-s dhe në negociata të frytshme për anëtarësim në BE, me praninë e saj i garanton Iniciativës së Tri Deteve konsolidim dhe sjell përparim të përbashkët.

    Presidentit Begaj theksoi edhe një herë rolin e Shqipërisë si kontribuese e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe një urë lidhëse midis Evropës Juglindore dhe hapësirës Euroatlantike.

    Po ashtu, gjatë fjalës së tij në samitin, Presidenti Begaj deklaroi se Shqipëria është e qartë dhe e vendosur për të qenë pjesë e Iniciativës së Tri Deteve, pasi beson fort në vlerat themelore të këtij projekti dhe një aspiratë e tillë bazohet në bindje dhe kontribut.

    Ndërsa e cilësoi Iniciativën e Tri Deteve si një shtyllë të domosdoshme për qëndrueshmërinë kontinentale përballë pasigurive gjeopolitike, Presidenti i Republikës shprehu besimin se

    Ne besojmë se kjo platformë ofron mundësi konkrete për përparim të përbashkët dhe po ashtu jemi më se të bindur se Shqipëria do të ishte një vlerë e shtuar për iniciativën, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik”.

    Kreu i Shtetit renditi hapat e fundit të Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke rikonfirmuar vullnetin e Shqipërisë për mbylljen e tyre brenda dy viteve dhe anëtarësimin e plotë në Union në vitin 2030.

    Duke theksuar rëndësinë e ndërlidhjes përmes projekteve, Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria është e angazhuar në zhvillimin e infrastrukturës në sektorët e energjisë, transportit dhe digjitalizimit.

    Presidenti Begaj e shfrytëzoi këtë samit për të patur takime dy palëshe me homologë të tij si edhe me personalitete të larta të vendeve pjesëmarrëse.

    VV-ja nuk ndryshon qëndrim, propozon përsëri Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

    Ndonëse për katër herë nuk mori përkrahjen e shumicës, Albulena Haxhiu do të propozohet sërish nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentare.

    Kështu ka konfirmuar, deputeti i kësaj partie, Artan Abrashi.

    I njëjti akuzon opozitën për bllokim të qëllimshëm të situatës në Kuvend.

    “Ndodhemi në situatën e bllokimit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Aryejet që opozita i jep janë plotësisht të paqëndrueshme besoj dhe jam i bindur që janë në plotni të dhe njohuri sa i përket se kujt i takon i takon e drejta për propozim të kryeparlamentarit e dijnë që kjo çështje e rregulluar me një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka asnjë diskutim dhe as mundësi për të përzgjedhë ashtu sic po dojnë ata sipas tekeve dhe dëshirave të tyre për një person që ju përshtat”, tha Abrashi për Tëvë1.

    Sipas tij, Haxhiu ka përvojën e duhur për të qenë kryetare Kuvendi.

    “Lëvizja Vetëvendosje e ka dhënë propozimin për kryetare të Kuvendit, ajo është zonja Albulena Haxhiu e cila e ka legjitimitetin e plotë politik, besimin tonë të plotë dhe përvojën e mjaftueshme për të qenë një kryeparlamentare e denjë ashtu siç i ka hije dhe sic ka nevojë Kuvendi i Republikës së Kosovës, tha ai.

    E nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë ndryshuar qëndrim.

    Armend Zemaj nga kjo parti thotë se vota e tyre kundër, nuk lidhet me individin, por me subjektin politik.

    “Për LDK-në nuk është asnjë problem emri i përveshëm, për Lidhjen Demokratike të Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje sjellja e saj por edhe veprimet e saj konform rezultatit zgjedhor ose konform bashkëpunimit reciprok që duhet të kishte në suazat demokratike”, tha Zemaj.

    Zemaj thotë se nëse ftohen për takim konsultativ rreth kësaj teme, përgjigja do të jetë negative.

    “Për konstituimin e Kuvendit as nuk kemi pranua thirrje, vota jonë është kundër, kjo është konsistencë, dhe është veprim dhe është vendim politik i organeve të LDK-së”.

    Media ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin.

    Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku konsideron se në këtë moment, duhet konsensus politik për të dalë nga kjo situatë.

    “Ajo që është e rekomandueshme aktualisht, është që palët të ulën dhe të kuptojnë që pa një marrëveshje politike nuk bëhen gjërat në forma të ndryshme, për arsyeje se numrat janë si janë, ata janë kokëfortë dhe këtyre numrave duhet t’i japin formë dhe përmbajtje. Për rrjedhojë, marrëveshja politike mes akterëve do ishte momentum kthese për ndryshimin e kësaj situate”, tha Maloku.

    Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit do të mbahet të dielën duke filluar nga ora 10:00.Botasot