Gjermania, angazhohet për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Ambasada gjermane në Tiranë bëri të ditur sot se, rreth gjashtë javë pas zgjedhjeve të Bundestagut, partitë CDU, CSU dhe SPD kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re federale dhe janë dakorduar për një program qeverisës të përbashkët.

Gjermania do të vazhdojë të angazhohet me vendosmëri për procesin e Berlinit dhe anëtarësimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ambasada gjermane në Tiranë bëri të ditur sot se, rreth gjashtë javë pas zgjedhjeve të Bundestagut, partitë CDU, CSU dhe SPD kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re federale dhe janë dakorduar për një program qeverisës të përbashkët.

Por përpara se lideri i CDU-së, Friedrich Merz, të zgjidhet si kancelar, marrëveshja duhet të miratohet brenda partive: anëtarët e SPD-së do të votojnë, CDU do të mbajë një konferencë të vogël partie dhe komiteti ekzekutiv i CSU-së do të vendosë.

Marrëveshja e koalicionit thekson se, Gjermania do të vazhdojë të angazhohet me vendosmëri për Procesin e Berlinit dhe anëtarësimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Përmes një qasjeje të diferencuar dhe të bazuar në performancë, do të vlerësohen më shumë përparimet individuale të vendeve kandidate, bën të ditur ambasada gjermane.Shqiptarja.com

“Mos e pranoni ofertën e Trumpit për ‘kapitullim’” – është mesazhi i fundit i Gjermanisë për Ukrainën

Gjermania i ka kërkuar Ukrainës të mos e pranojë propozimin e fundit të paqes të Donald Trump, duke e quajtur atë të ngjashëm me “kapitullim”.

Trump i ka propozuar Kievit të lëshojë territore të mëdha në këmbim të një armëpushimi me Rusinë.

Dhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se ndërsa Ukraina e di se mund të duhet të ndahet nga një pjesë e territorit, ata “nuk duhet të shkojnë aq larg sa propozimi i fundit nga presidenti amerikan”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ukraina vetë mund të kishte marrë një vit më parë atë që përfshihej në atë propozim, është i ngjashëm me një kapitullim. Nuk mund të dalloj ndonjë vlerë të shtuar”, i tha ai transmetuesit publik gjerman ARD.

E ashtuquajtura “oferta përfundimtare” e Trump përfshin njohjen e Krimesë nga SHBA-ja si pjesë e Rusisë dhe njohjen jozyrtare të kontrollit rus të pothuajse të gjitha zonave të pushtuara që nga pushtimi i vitit 2022, raportoi Axios më parë këtë javë.

Gjithashtu, do ta ndalonte Ukrainën të bashkohej me NATO-n dhe do të hiqte sanksionet e vendosura ndaj Rusisë që nga viti 2014.

Deklarata e tij vjen ndërsa SHBA-të po e shqyrtojnë nëse do të vazhdojnë si ndërmjetës, siç ka thënë Marco Rubio.

Diplomati më i lartë i SHBA-së i tha rrjetit partner amerikan të Sky, NBC News, se “nuk mund të vazhdojmë t’i kushtojmë kohë dhe burime kësaj përpjekjeje nëse ajo (paqja) nuk do të realizohet”.

Ai tha se një marrëveshje duhet të arrihet së shpejti.

“Java e fundit ka qenë vërtet për të kuptuar se sa afër janë këto palë në të vërtetë dhe a janë ato mjaftueshëm afër saqë kjo meriton një investim të vazhdueshëm të kohës sonë si ndërmjetës”.

Megjithatë, Rubio nuk tha se sa gjatë është e gatshme administrata Trump të presë për një përparim. /Telegrafi/

Bayern “prek” titullin, por Leverkusen shtyn festën

Bayern Munich thuajse ka siguruar fitimin e titullit kampion në Bundesligën gjermane. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Mainz në shtëpi, për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt trofeut.

Golat e shënuar nga Sane, Olise dhe Dier i dhënë triumfin Bayernit, që mban vendin e parë me 75 pikë. Bavarezët kanë shtyrë festën e titullit, për shkak të fitores 2-0 të Leverkusen ndaj Augsburg. “Aspirinat” mbajnë vendin e dytë me 67 pikë, ndërsa kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u luajtur.

Fitore regjistroi edhe Borussia Dortmund që ia doli vetëm në fund, pasi mposhti 3-2 skuadrën e Hoffenheim në transfertë. Në takimet e tjera, Freiburg triumfoi minimalisht ndaj Wolfsburg, ndërsa Kiel bëri surprizën duke fituar 4-3 ndaj Borussia Monchengladbach.