Viti 2025 shënon 75-vjetorin e Deklaratës së Shumanit, e cila hodhi themelet për Bashkimin Evropian dhe hapi rrugën për një epokë të paprecedentë prosperiteti, paqeje, demokracie, solidariteti dhe bashkëpunimi në Evropë.
Për të shënuar këtë rast, shumë ngjarje do të zhvillohen në vendet anëtare të BE-së dhe në mbarë botën, duke bashkuar qytetarë nga të gjitha sferat e jetës.
Institucionet e BE-së do të hapin dyert e tyre dhe do të ftojnë qytetarët të vizitojnë ambientet e tyre, të zbulojnë punën e tyre dhe të përfshihen në një gamë të gjerë aktivitetesh edukative dhe argëtuese.
Ndërtesat dhe monumentet historike në të gjithë globin do të ndriçohen me ngjyrat e BE-së, ndërsa një program i veçantë i Ditës së Evropës është planifikuar për Expo 2025 në Osaka, Japoni.
Në kohët e pasigurisë globale, Evropa mbetet një spirancë e stabilitetit – një vend mundësie dhe mbrojtjeje për qytetarët e saj.
BE-ja dhe institucionet e saj po punojnë drejt qëllimit të përbashkët për të garantuar prosperitet dhe konkurrencë, duke garantuar sigurinë dhe mbrojtjen tonë, duke mbështetur vlerat themelore për të cilat interesohen evropianët.
Deklarata e 9 majit e vitit 1950 është koha kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.
Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për t`i bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut, që do të ishte themeli i parë konkret për një federatë të ardhshme evropiane.
Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën.
Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.
Vite më vonë, në Samitin e Milanos më 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës. Kjo ditë festohet edhe në Kosovë./AlsatM
Një seri e re produktesh amerikane është vënë në shënjestër të tarifave të mundshme të BE-së, përfshirë kampionin e hapësirës ajrore Boeing, në rast se negociatat me administratën amerikane përfundojnë në bllokim, njoftoi të enjten Komisioni Evropian.
“Ne besojmë se mund të bëhen marrëveshje të mira në dobi të konsumatorëve dhe bizneseve në të dyja anët e Atlantikut”, tha presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, në një deklaratë, duke shtuar megjithatë: “Në të njëjtën kohë, ne vazhdojmë të përgatitemi për të gjitha mundësitë”.
Që nga mesi i marsit, SHBA-të kanë vendosur tarifa prej 25% për aluminin dhe çelikun e BE-së, 25% për makinat dhe një tarifë të përgjithshme prej 10% për të gjitha importet e BE-së.
Produktet amerikane që mund të goditen nga BE, përfshijnë produkte agro-ushqimore si frutat e përpunuara, arrat, perimet, si dhe peshkun, produktet industriale si automobilat, pajisjet elektrike, motorët dhe makineritë. Lista synon gjithashtu Boeing dhe Bourbon Whiskey.
Masat e reja hakmarrëse, nëse përdoren nga BE-ja, do t’i shtohen listës së produkteve amerikane të goditura tashmë nga tarifat e BE-së, të cilat u pezulluan pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një pauzë 90-ditore në luftën e zhvilluar kundër partnerëve të tij tregtarë në të gjithë botën, pasi i kërcënoi ata me të ashtuquajturat tarifa “reciproke” më 2 prill, të cilat do të kishin goditur importet e BE-së me tarifa prej 20%.
Tarifat amerikane tani mbulojnë 70% të eksporteve të BE-së në SHBA dhe mund të rriten në 97% nëse hetimet e mëtejshme të SHBA-së mbi produktet farmaceutike, gjysmëpërçuesit dhe produktet e tjera rezultojnë në më shumë tarifa.
Lista e produkteve amerikane të synuara nga BE-ja do të jetë e hapur për konsultime nga industritë e BE-së deri më 10 qershor, përpara miratimit nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe kufizimeve të mundshme për eksportet e caktuara të BE-së të skrapit të çelikut dhe produkteve kimike në SHBA me vlerë 4.4 miliardë euro.
Niveli i tarifave të BE-së që mund të prekin listën e re të produkteve amerikane do të vendoset në një datë të mëvonshme.
Të enjten, Komisioni njoftoi gjithashtu se do të kundërshtojë tarifat e përgjithshme prej 10% dhe tarifat për makinat para OBT-së.
Shërbimet amerikane nuk kërcënohen nga kundërmasat e propozuara të BE-së të enjten, por një zyrtar i BE-së tha se të gjitha “opsionet ishin në tryezë” nëse negociatat me SHBA-në dështojnë.
Zyrtarët e lartë të BE-së ishin në Uashington të martën dhe të mërkurën, të udhëhequr nga Sabine Weyand, shefe e Drejtorisë së Tregtisë në Komision, për t’u takuar me homologët e tyre amerikanë. Diskutimi duket se ka qenë i pafrytshëm, pasi nuk është njoftuar asnjë marrëveshje.
Zyrtari i BE-së tha se BE-ja nuk po paraqiste një paketë “hakmarrjeje”, por po kërkonte një “ribalancim” të marrëdhënieve tregtare me SHBA-në, nëse nuk arrihej ndonjë marrëveshje./ Euronews.
Programi i “pasaportave të arta” në BE tani është ndaluar nga gjykata më e lartë. Por mund të ketë mënyra të tjera që vendet të fitojnë para.
Ai ka punuar me dhjetëra vite për këtë. Megjithatë Manuel Delia nuk mund ta besonte plotësisht vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) më 29 prill. “Unë bërtita pak,” i tha ai Deutsche Welles. “Prisja lajme të këqija”. Delia, një bloger anti-korrupsion dhe drejtues ekzekutiv i organizatës malteze të shoqërisë civile Repubblika, ka bërë fushatë prej kohësh kundër programit të qeverisë së Maltës, që ofronte shtetësipër investitorët e huaj. Malta ishte vendi i fundit i BE-së që ofron këto të ashtuquajtura “pasaporta të arta”, pasi që këto skema u mbyllën në Bullgaridhe Qipro. Vendimi, thotë ai, justifikon punën e koleges dhe mikeshës së tij Daphne Caruana Galizia, gazetares së vrarë malteze që raportonte kundër korrupsionit dhe e cila ishte ndër të parat që nxori në pah rreziqet e programit.
“PASAPORTAT E ARTA” THJESHT NJË “TRANSAKSION TREGTAR”
Në vitin 2022, Komisioni Europian ngriti padi kundër Maltës për shkak të praktikës së saj të dhënies sështetësisë bazuar kryesisht në investimet e shtetasve të huaj në patundshmëri, duke argumentuar se marrësit e shtetësisë së BE-së duhet të tregojnë një “lidhje të vërtetë” me vendin që jep pasaportën, jo vetëm një angazhim financiar. Por Delia priste lajme të këqija sepse një mendim i publikuar nga avokati i përgjithshëm i GJED-së në tetor 2024 ishte në favor të qëndrimin e qeverisë malteze. Gjykata e Drejtësisë shpesh ndjek mendimet e avokatëve të saj të përgjithshëm, por jo këtë herë.
Gjykata zbuloi se politika e Maltës e bënte shtetësinë një “transaksion të thjeshtë tregtar” dhe se “praktika nuk e bën të mundur krijimin e lidhjes së nevojshme të solidaritetit dhe besimit të mirë midis një shteti anëtar dhe qytetarëve të tij, ose sigurimin e besimit të ndërsjellë midis shteteve anëtare”. Delia tha se mbështetja e vendimit ishte i mirë sepse bazohej në një “vlerë, një parim, solidaritet” midis shteteve anëtare të BE-së, pasi kushdo me një pasaportë malteze ka qasje në pjesën tjetër të BE-së.
PREJ NGA VIJNË ATA QË MARRIN SHTETËSINË E MALTËS?
Delia tha se vendimi i gjykatës ishte “vërtet i bazuar mbi prova sepse kjo skemë nuk mund të justifikohet vetëm me faktin që sjell para”. “Shtetësianuk mund të shitet, është shumë më e vlefshme se paratë”, tha Delia. Që nga fillimi i programit, Delia dhe vëzhgues të tjerë shtyruan pyetje se sa kontrolloheshin kërkesat e qëndrimit nga autoritetet malteze, pasi shumë investitorë nuk ishin të pranishëm në vend aq sa kërkohej. Në disa raste, nuk ishte as e qartë nëse blerjet e tyre ishin vërtet për akomodim dhe banime në këtë vend.
Të dhënat e marra nga Fondacioni Daphne Caruana Galizia zbuluan se investitorët kinezë merrni 9 nga 10 vizat e arta. Por këto shifra ishin më të larta se vetë numri i shtetasve kinezë të raportuar si banorë të Maltës sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë. Kjo sugjeronte “se të paktën gjysma e tyre nuk po e përdorin vizën e artë për të banuar në Maltë”.
NJË DERË MBYLLET, TË TJERAT MBETEN TË HAPURA
Kryeministri i Maltës, Robert Abela, e mbrojti pas vendimit këtë skemë në vendin e tij. Në një deklaratë publike ai tha se Maltës i solli mbi 1.4 miliardë euro. Ai tha se do ta ripërpunojë sistemin për ta përafruar me vendimin e gjykatës. “Si gjithmonë, Qeveria e Maltës respekton vendimet e gjykatave. Implikimet ligjore të këtij vendimi po studiohen në detaje, në mënyrë që kuadri rregullator mbi shtetësinë të mund të përshtatet me parimet e përcaktuara në vendim”, tha ai. Nëse përjashtohet blerja e pasaportave, do të gjenden mënyra të tjera për të blerë ato në zonën Shengen, ku ka interesim të madh. “Vizat e arta” funksionojnë në të njëjtat parime si programet e pasaportave, duke lejuar leje qëndrimi për blerje pasurish ose investime të tjera të mëdha.
Henley & Partners – e cila lehtësoi programin e pasaportave malteze – aktualisht rendit 31 vende midis klientëve të saj që ofrojnë skema “rezidencë me investim”. Gjysma e tyre janë në BE. “Kjo ende ju jep akses dhe shumë liri atyre në BE,” vëren Anna Terrone nga Transparency International.
Pas vendimit të gjykatës, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Markus Lammert, ka shprehur “shqetësime serioze” me programet e “vizave të arta”. “Skema të tilla rrisin pasigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe rreziqet e korrupsionit”, tha Lammert. Ai tha se ligjet e BE-së kundër pastrimit të parave “kërkojnë që shtetet anëtare që operojnë me këto skema të monitorojnë rreziqet dhe të vendosin masa”. Në një rezolutë të Parlamentit Evropian nga viti 2022 thuhet se skemat “rezidencë-me-investim” duhet të përfshijnë “standarde dhe procedura” në nivel të BE-së për rritjen e kujdesit të duhur dhe për kontrolle rigoroze të të dhënave për aplikantët si dhe për burimin e pasurisë së tyre”. E duhet të mundësohen edhe verifikime të të dhënave kombëtare dhe ndërkombëtare. Por zbatimi i tyre është lënë në duart e shteteve anëtare.
MOMENTI PËR NDRYSHIM
Terrone shpreson se tani ka ardhur koha për ndyshime. “Arsyetimi ndoshta mund të shtrihet edhe në programin e vizave të arta,” tha Terrone. Lidhur me solidaritetin dhe sigurinë midis vendeve të BE-së, Terrone tha se nevojitej një përpjekje e përbashkët për të mbajtur jashtë “individët e korruptuar dhe të pasur që i kanë marrë paratë e tyre në mënyra të dyshimta”.
Për Delian, vendimi i Gjykatës është personal dhe ka të bëjë me personat si shtetas të Maltës. Delia tha se shtetësia është njohje e një lloj kontrate midis individëve dhe shtetit, është një bazë ku personat obligohen që të jetojnë së bashku mbi bazat e solidaritetit dhe njohjes së ligjeve. “Dhe kur kësaj çështje i vë një çmim, atëherë e ulë këtë parim”. (DW)
Ambasada gjermane në Tiranë bëri të ditur sot se, rreth gjashtë javë pas zgjedhjeve të Bundestagut, partitë CDU, CSU dhe SPD kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re federale dhe janë dakorduar për një program qeverisës të përbashkët.
Gjermania do të vazhdojë të angazhohet me vendosmëri për procesin e Berlinit dhe anëtarësimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor
Ambasada gjermane në Tiranë bëri të ditur sot se, rreth gjashtë javë pas zgjedhjeve të Bundestagut, partitë CDU, CSU dhe SPD kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re federale dhe janë dakorduar për një program qeverisës të përbashkët.
Por përpara se lideri i CDU-së, Friedrich Merz, të zgjidhet si kancelar, marrëveshja duhet të miratohet brenda partive: anëtarët e SPD-së do të votojnë, CDU do të mbajë një konferencë të vogël partie dhe komiteti ekzekutiv i CSU-së do të vendosë.
Marrëveshja e koalicionit thekson se, Gjermania do të vazhdojë të angazhohet me vendosmëri për Procesin e Berlinit dhe anëtarësimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Përmes një qasjeje të diferencuar dhe të bazuar në performancë, do të vlerësohen më shumë përparimet individuale të vendeve kandidate, bën të ditur ambasada gjermane.Shqiptarja.com