Bayern “prek” titullin, por Leverkusen shtyn festën

Bayern Munich thuajse ka siguruar fitimin e titullit kampion në Bundesligën gjermane. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Mainz në shtëpi, për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt trofeut.

Golat e shënuar nga Sane, Olise dhe Dier i dhënë triumfin Bayernit, që mban vendin e parë me 75 pikë. Bavarezët kanë shtyrë festën e titullit, për shkak të fitores 2-0 të Leverkusen ndaj Augsburg. “Aspirinat” mbajnë vendin e dytë me 67 pikë, ndërsa kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u luajtur.

Fitore regjistroi edhe Borussia Dortmund që ia doli vetëm në fund, pasi mposhti 3-2 skuadrën e Hoffenheim në transfertë. Në takimet e tjera, Freiburg triumfoi minimalisht ndaj Wolfsburg, ndërsa Kiel bëri surprizën duke fituar 4-3 ndaj Borussia Monchengladbach.

​Studentët bëjnë thirrje për protestë para Qeverisë së Serbisë më 1 maj

Pesë sindikata kombëtare dhe studentët në bllokadë po bëjnë thirrje për festimin e 1 Majit – Ditës së Punës përpara ndërtesës së Qeverisë së Serbisë.

“Më 1 maj, shënojmë gjashtë muaj që nga rënia e tendës në Novi Sad. Nga ky moment e tutje, lufta jonë hyn në fazën tjetër. Ne nuk qëndrojmë më vetëm në bllokada. Ky është një hap drejt radikalizimit që do të mundësojë forma të reja presioni”, thuhet në një deklaratë në Instagram.

Është deklaruar se Ligji për Grevën dhe Ligji për Punën janë themelet e sistemit të shfrytëzimit.

“Ata mbrojnë qeverinë, jo punëtorin. Këto ligje duhet të ndryshojnë – një ndalesë masive e punës. Ne po luftojmë për të drejtën për të jetuar pa frikë. Për punëtorët, për studentët, për të gjithë ne. Shihemi më 1 maj në orën 12:00”, thanë studentët.

Kujtojmë, protestat në Serbi filluan pas shembjes së një strehe të Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor. Në këtë incident, 16 persona humbën jetën.Rtv21