Gjermani, 9 Maj 2025 – Komuniteti shqiptar në Gjermani po njeh një rritje të ndjeshme si në numër ashtu edhe në ndikim. Me mijëra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës kanë zgjedhur Gjermaninë për të ndërtuar një jetë më të mirë – dhe suksesi nuk ka munguar.
Sipas të dhënave të fundit, shqiptarët përfaqësojnë një nga grupet më aktive të emigrantëve në fushat si ndërtimi, gastronomia, teknologjia, por edhe shëndetësia. Një numër i madh të rinjsh po ndjekin shkollime profesionale (Ausbildung), ndërsa shumë të tjerë po hapin biznese të tyre.
Sfidat mbeten të shumta, si gjuha, integrimi dhe burokracia, por edhe këtu, solidariteti mes shqiptarëve është treguar thelbësor. Grupet në rrjete sociale, organizatat kulturore dhe qendrat e komunitetit janë kthyer në ura bashkëpunimi dhe ndihme për të rinjtë që sapo mbërrijnë.
🔹 “Shqiptarët në Gjermani janë punëtorë dhe të përkushtuar. Ata po kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe po përfaqësojnë denjësisht kulturën tonë,” – thotë një përfaqësues i komunitetit në Bavari.
Në të njëjtën kohë, nevoja për informim të saktë dhe mbështetje ligjore mbetet e lartë, ndaj portale si Newsal.de kanë një rol të rëndësishëm për të qenë zëri i këtij komuniteti.
Një seri e re produktesh amerikane është vënë në shënjestër të tarifave të mundshme të BE-së, përfshirë kampionin e hapësirës ajrore Boeing, në rast se negociatat me administratën amerikane përfundojnë në bllokim, njoftoi të enjten Komisioni Evropian.
“Ne besojmë se mund të bëhen marrëveshje të mira në dobi të konsumatorëve dhe bizneseve në të dyja anët e Atlantikut”, tha presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, në një deklaratë, duke shtuar megjithatë: “Në të njëjtën kohë, ne vazhdojmë të përgatitemi për të gjitha mundësitë”.
Që nga mesi i marsit, SHBA-të kanë vendosur tarifa prej 25% për aluminin dhe çelikun e BE-së, 25% për makinat dhe një tarifë të përgjithshme prej 10% për të gjitha importet e BE-së.
Masat e reja hakmarrëse, nëse përdoren nga BE-ja, do t’i shtohen listës së produkteve amerikane të goditura tashmë nga tarifat e BE-së, të cilat u pezulluan pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një pauzë 90-ditore në luftën e zhvilluar kundër partnerëve të tij tregtarë në të gjithë botën, pasi i kërcënoi ata me të ashtuquajturat tarifa “reciproke” më 2 prill, të cilat do të kishin goditur importet e BE-së me tarifa prej 20%.
Tarifat amerikane tani mbulojnë 70% të eksporteve të BE-së në SHBA dhe mund të rriten në 97% nëse hetimet e mëtejshme të SHBA-së mbi produktet farmaceutike, gjysmëpërçuesit dhe produktet e tjera rezultojnë në më shumë tarifa.
Lista e produkteve amerikane të synuara nga BE-ja do të jetë e hapur për konsultime nga industritë e BE-së deri më 10 qershor, përpara miratimit nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe kufizimeve të mundshme për eksportet e caktuara të BE-së të skrapit të çelikut dhe produkteve kimike në SHBA me vlerë 4.4 miliardë euro.
Niveli i tarifave të BE-së që mund të prekin listën e re të produkteve amerikane do të vendoset në një datë të mëvonshme.
Të enjten, Komisioni njoftoi gjithashtu se do të kundërshtojë tarifat e përgjithshme prej 10% dhe tarifat për makinat para OBT-së.
Shërbimet amerikane nuk kërcënohen nga kundërmasat e propozuara të BE-së të enjten, por një zyrtar i BE-së tha se të gjitha “opsionet ishin në tryezë” nëse negociatat me SHBA-në dështojnë.
Zyrtarët e lartë të BE-së ishin në Uashington të martën dhe të mërkurën, të udhëhequr nga Sabine Weyand, shefe e Drejtorisë së Tregtisë në Komision, për t’u takuar me homologët e tyre amerikanë. Diskutimi duket se ka qenë i pafrytshëm, pasi nuk është njoftuar asnjë marrëveshje.
Zyrtari i BE-së tha se BE-ja nuk po paraqiste një paketë “hakmarrjeje”, por po kërkonte një “ribalancim” të marrëdhënieve tregtare me SHBA-në, nëse nuk arrihej ndonjë marrëveshje./ Euronews
Shqipëria është pranuar si pjesëmarrëse e asociuar në nismën e “Tri Deteve”, një platformë e përbërë nga shtetet e BE-së që ndodhen midis Detit Baltik, Detit të Zi dhe Adriatikut.
Gjatë Samitit të “Three Seas Initiative” të mbajtur sot në Poloni, Presidenti Bajram Begaj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në këtë platformë strategjike.
“Prania jonë brenda Iniciativës së “Tri Deteve” do të konsolidonte më tej krahun juglindor të kësaj iniciative dhe do të shtonte rolin e saj në perspektivën strategjike, veçanërisht në çështjet e bashkëpunimit për siguri, qëndrueshmërisë demokratike dhe koordinimit transatlantik”, – deklaroi Presidenti Begaj para liderëve të vendeve anëtareve dhe partnerëve strategjikë të nismës.
Shqipëria, si anëtare e NATO-s dhe në negociata të frytshme për anëtarësim në BE, me praninë e saj i garanton Iniciativës së Tri Deteve konsolidim dhe sjell përparim të përbashkët.
Presidentit Begaj theksoi edhe një herë rolin e Shqipërisë si kontribuese e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe një urë lidhëse midis Evropës Juglindore dhe hapësirës Euroatlantike.
Po ashtu, gjatë fjalës së tij në samitin, Presidenti Begaj deklaroi se Shqipëria është e qartë dhe e vendosur për të qenë pjesë e Iniciativës së Tri Deteve, pasi beson fort në vlerat themelore të këtij projekti dhe një aspiratë e tillë bazohet në bindje dhe kontribut.
Ndërsa e cilësoi Iniciativën e Tri Deteve si një shtyllë të domosdoshme për qëndrueshmërinë kontinentale përballë pasigurive gjeopolitike, Presidenti i Republikës shprehu besimin se
Ne besojmë se kjo platformë ofron mundësi konkrete për përparim të përbashkët dhe po ashtu jemi më se të bindur se Shqipëria do të ishte një vlerë e shtuar për iniciativën, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik”.
Kreu i Shtetit renditi hapat e fundit të Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke rikonfirmuar vullnetin e Shqipërisë për mbylljen e tyre brenda dy viteve dhe anëtarësimin e plotë në Union në vitin 2030.
Duke theksuar rëndësinë e ndërlidhjes përmes projekteve, Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria është e angazhuar në zhvillimin e infrastrukturës në sektorët e energjisë, transportit dhe digjitalizimit.
Presidenti Begaj e shfrytëzoi këtë samit për të patur takime dy palëshe me homologë të tij si edhe me personalitete të larta të vendeve pjesëmarrëse.
Ndonëse për katër herë nuk mori përkrahjen e shumicës, Albulena Haxhiu do të propozohet sërish nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentare.
Kështu ka konfirmuar, deputeti i kësaj partie, Artan Abrashi.
I njëjti akuzon opozitën për bllokim të qëllimshëm të situatës në Kuvend.
“Ndodhemi në situatën e bllokimit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Aryejet që opozita i jep janë plotësisht të paqëndrueshme besoj dhe jam i bindur që janë në plotni të dhe njohuri sa i përket se kujt i takon i takon e drejta për propozim të kryeparlamentarit e dijnë që kjo çështje e rregulluar me një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka asnjë diskutim dhe as mundësi për të përzgjedhë ashtu sic po dojnë ata sipas tekeve dhe dëshirave të tyre për një person që ju përshtat”, tha Abrashi për Tëvë1.
Sipas tij, Haxhiu ka përvojën e duhur për të qenë kryetare Kuvendi.
“Lëvizja Vetëvendosje e ka dhënë propozimin për kryetare të Kuvendit, ajo është zonja Albulena Haxhiu e cila e ka legjitimitetin e plotë politik, besimin tonë të plotë dhe përvojën e mjaftueshme për të qenë një kryeparlamentare e denjë ashtu siç i ka hije dhe sic ka nevojë Kuvendi i Republikës së Kosovës, tha ai.
E nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë ndryshuar qëndrim.
Armend Zemaj nga kjo parti thotë se vota e tyre kundër, nuk lidhet me individin, por me subjektin politik.
“Për LDK-në nuk është asnjë problem emri i përveshëm, për Lidhjen Demokratike të Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje sjellja e saj por edhe veprimet e saj konform rezultatit zgjedhor ose konform bashkëpunimit reciprok që duhet të kishte në suazat demokratike”, tha Zemaj.
Zemaj thotë se nëse ftohen për takim konsultativ rreth kësaj teme, përgjigja do të jetë negative.
“Për konstituimin e Kuvendit as nuk kemi pranua thirrje, vota jonë është kundër, kjo është konsistencë, dhe është veprim dhe është vendim politik i organeve të LDK-së”.
Media ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin.
Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku konsideron se në këtë moment, duhet konsensus politik për të dalë nga kjo situatë.
“Ajo që është e rekomandueshme aktualisht, është që palët të ulën dhe të kuptojnë që pa një marrëveshje politike nuk bëhen gjërat në forma të ndryshme, për arsyeje se numrat janë si janë, ata janë kokëfortë dhe këtyre numrave duhet t’i japin formë dhe përmbajtje. Për rrjedhojë, marrëveshja politike mes akterëve do ishte momentum kthese për ndryshimin e kësaj situate”, tha Maloku.
Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit do të mbahet të dielën duke filluar nga ora 10:00.Botasot
10 punët më të kërkuara për shqiptarët në Gjermani në vitin 2025
Gjermania vazhdon të jetë një nga destinacionet më të preferuara për shqiptarët që kërkojnë një jetë më të mirë dhe një punë të qëndrueshme. Me mungesë të fuqisë punëtore në shumë sektorë, tregu gjerman ofron mundësi të shumta. Ja cilat janë 10 profesionet më të kërkuara për shqiptarët në vitin 2025:
Infermierë dhe kujdestarë për të moshuar Një nga profesionet me më shumë kërkesë. Nevojiten kualifikime dhe njohuri të gjuhës gjermane në nivel B1/B2.
Punëtorë ndërtimi (muratorë, saldatorë, betonierë) Ndërtimi është gjithmonë aktiv në Gjermani. Përvojat praktike janë të vlerësuara edhe pa diplomë.
Shoferë kamioni Një nga profesionet që kërkohet vazhdimisht. Nevojiten patentë C ose CE dhe certifikatë për transport mallrash.
Punonjës në sektorin e gastronomisë (kuzhinierë, kamarierë, ndihmës kuzhine) Restorantet dhe hotelet kërkojnë punëtorë të përkushtuar, veçanërisht në qytete turistike.
Teknikë elektrikë dhe instalues Një sektor shumë i kërkuar për shkak të zhvillimeve të shpejta në teknologji dhe ndërtim.
Mekanikë dhe punëtorë në industrinë e automjeteve Gjermania është zemra e industrisë së makinave dhe kërkon gjithmonë specialistë.
IT dhe zhvillues softuerësh Nëse ke eksperiencë në programim, IT, apo rrjete kompjuterike, mundësitë janë të shumta – edhe me punë nga distanca.
Kujdestarë fëmijësh (Erzieher) Nëse keni arsim për edukim fëmijësh dhe gjuhë të mirë, ky është një profesion me shumë kërkesa.
Punonjës prodhimi në fabrika Shumë kompani gjermane punësojnë punëtorë për linjat e prodhimit – trajnimi shpesh jepet në vend.
Pastrues profesionalë në kompani apo hotele Edhe pse konsiderohet punë fizike, ka paga të rregullta dhe stabilitet në punë.
Këshillë: Para se të aplikoni për ndonjë nga këto punë, sigurohuni të keni CV-në në format gjerman (Lebenslauf), një letër motivimi dhe dokumentet e përkthyera në gjermanisht.