Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo ka kaluar disa nga orët më të turbullta të mandatit të tij të dytë – një thriller ndërkombëtar për luftën dhe paqen (me amerikanin në rolin kryesor). Dhe tani, me fillimin e samitit të NATO-s në Hagë, hapet një kapitull i ri. Trump paraqitet më vendimtar dhe më i sigurt se kurrë. Por a është edhe më besnik ndaj aleatëve?
Se çfarë ndodh kur gjërat nuk ecin sipas dëshirës së tij, Trump e tregoi me një shpërthim fjalësh ndaj Izraelit dhe Iranit – një “What the fuck” i drejtpërdrejtë. Ndërsa ka arritur suksesin e parë të jashtëm politik, përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë pësuar pengesa. Për këtë, ai e ka fajësuar vetë disa herë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj (47).
Çfarë pritet pra nga një Trump i përforcuar në politikën ndërkombëtare? “BILD” ka pyetur dy ekspertë.
► Sipas Nadja Atwal, njohëse gjermane e Trumpit dhe producente e podcastit “Perceived Reality” në Wall Street, “asnjë president amerikan në historinë e afërt nuk ka vënë kaq pa kompromis forcën në shërbim të paqes.” Ajo e përshkruan doktrinën e re si: “Paqe përmes forcës, diplomaci pa iluzione dhe vija të kuqe të qarta për provokatorët si Teherani.”
Politologu Johnathan Cristol nuk është dakord: Ai nuk sheh një Trump të përqendruar në shërbim të paqes, por një president të “shfrenuar” dhe “të paparashikueshëm.” Në krizën e fundit në Lindjen e Mesme, Trump ka ndryshuar vazhdimisht qëndrimin dhe ka shqyrtuar publikisht opsionet e tij në rrjetet sociale në kohë reale.
Sipas Cristol, Trump ka vepruar pa një strategji të qartë dhe pa llogaritje të mirëfillta. “Kur për çdo problem mban çdo pozicion të mundshëm, në fund do të biesh edhe në një që njerëzit e shohin pozitivisht,” thotë ai
Profesori i politikës Jim Melcher nga Universiteti i Maine-Farmington vë në dukje se Trump “realizoi një kërcënim jashtëzakonisht të rrezikshëm me sulmin ajror ndaj objekteve bërthamore iraniane.” Kritikët më parë e tallnin me akronimin “TACO” – Trump Always Chickens Out (Trump gjithmonë tërhiqet në fund).
▶︎ Pas sulmit ndaj Iranit, “kërcënimet e tij tashmë duken shumë më të besueshme,” thotë Melcher. Kjo, sipas tij, e forcon Trumpin në negociatat e ardhshme.
Trumpi kënaqet në rolin e “udhëheqësit global”
Kjo shihet edhe nga sjellja e tij: Trump kënaqet në rolin e një lideri botëror dhe nuk ngurron të shpërthejë në zemërim ndaj atyre që nuk i binden. Vizitat e udhëheqësve botërorë në Zyrën Ovale – si Zelenskyj dhe Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa (72) – kanë rezultuar shpesh në “shuplaka verbale” përpara syve të botës.
Se Uashingtoni është më i ashpër, Trumpi e bëri të qartë pak para samitit të NATO-s, kur refuzoi ta konfirmojë në mënyrë të qartë angazhimin e SHBA-së ndaj nenit 5 të traktatit të NATO-s për mbrojtjen e përbashkët. Në vend të kësaj, tha vetëm se ishte i gatshëm të ndihmonte “miqtë.” Por kush janë miqtë e tij? Vetëm ai e di./Botasot
Berlin, Maj 2025 – Shqiptarët që jetojnë në Gjermani tashmë kanë një arsye më shumë për të ndjerë siguri dhe mundësi të reja. Bundestagu gjerman ka miratuar një ligj të ri që lejon mbajtjen e nënshtetësisë së dyfishtë, duke i dhënë fund një prej kufizimeve më të mëdha për emigrantët shqiptarë që kanë dashur të bëhen shtetas gjermanë.
Sipas këtij ligji, qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë për pasaportën gjermane pa qenë të detyruar të heqin dorë nga shtetësia shqiptare. Ky ndryshim i rëndësishëm ka hyrë në fuqi dhe pritet të lehtësojë integrimin, por njëkohësisht edhe ruajtjen e identitetit kombëtar.
Ndryshimi tjetër pozitiv është shkurtimi i periudhës së qëndrimit të nevojshëm për marrjen e shtetësisë nga 8 në 5 vjet – dhe vetëm 3 vjet për ata që kanë arritur një nivel të lartë integrimi (siç është njohja e mirë e gjuhës dhe pjesëmarrja aktive në jetën sociale dhe ekonomike të vendit).
📢 Çfarë duhet të dini?
Aplikimi bëhet pranë zyrës së qytetit ku jetoni (Einbürgerungsamt).
Duhet të plotësoni kriteret ligjore për të ardhura, gjuhë, dhe mungesë të rekordeve kriminale.
Nuk kërkohet më që të dorëzoni pasaportën shqiptare.
Ky është një hap i madh drejt barazisë dhe një shans për shumë shqiptarë që prej vitesh kontribuojnë në ekonominë dhe jetën sociale të Gjermanisë.
🗨️ A jeni duke planifikuar të aplikoni për nënshtetësinë gjermane? Na tregoni eksperiencën tua
Të paktën 21 persona raportohet se kanë vdekur pasi tornadot goditën pjesë të dy shteteve të SHBA-së.
Zyrtarëtnë Kentucky thanë se kishte pasur 14 vdekje për shkak të motit të keq, ndërsa 7 persona humbën jetën në Missouri.
Tornadoja në Kentucky goditi Qarkun Laurel, në juglindje të shtetit, në orët e para të së shtunës. Zyrtarët thanë se prisnin që numri i të vdekurve të rritej.
Zyrtarët e Misurit thanë se 5,000 ndërtesa u dëmtuan, çatitë u shkatërruan dhe linjat e energjisë u rrëzuan nga një tornado që goditi vendin të premten.
Rreth 100,000 prona në St Louis mbetën pa energji elektrike dhe departamenti i zjarrfikësve tha se u kryen kërkime shtëpi më shtëpi në zonat më të prekura.
Autoritetet në Kentucky thanë se pati raportime edhe për lëndime të rënda.
“Kërkimi po vazhdon në zonën e dëmtuar për të mbijetuarit”, tha Sherifi i Qarkut Laurel, John Root, në një postim në mediat sociale.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së tha se tornadot goditën edhe Illinoisin fqinj./vizionplus.tv
Liridon Masurica (33-vjeçar) nga Gjilani i njohur si “@blackdb” më 9 maj është ekstraduar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) si administrator kryesor i “BlackDB.cc” – tregu kriminal online. Ndaj tij rëndojnë akuzat për mashtrim dhe vjedhje të identitetit të qytetarëve. Ai doli para gjyqit për herë të parë më 12 maj (dje).
Prokurori i Shteteve të Bashkuara, Gregory W. Kehoe, njofton se Masurica akuzohet për një akuzë të komplotit për të kryer mashtrime me pajisje të qasjes dhe pesë akuza për përdorim mashtrues të 15 ose më shumë pajisjeve të qasjes të paautorizuara, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara në Distriktin e Mesëm të Floridës, nëse dënohet për të gjitha akuzat, Masurica mund të përballet me dënim maksimal prej 55 vjetësh burgim.
“Masurica, shtetas dhe banues i Kosovës, është dërguar në paraburgim nga autoritetet në Kosovë më 12 dhjetor 2024 dhe është ekstraduar më 9 maj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bazë të marrëveshjes së ekstradimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në paraqitjen e parë para gjyqit gjatë ditës së djeshme, Masuricës iu shqiptua masa e ndalimit dhe gjyqin do ta presë në burg./Koha.net
Një seri e re produktesh amerikane është vënë në shënjestër të tarifave të mundshme të BE-së, përfshirë kampionin e hapësirës ajrore Boeing, në rast se negociatat me administratën amerikane përfundojnë në bllokim, njoftoi të enjten Komisioni Evropian.
“Ne besojmë se mund të bëhen marrëveshje të mira në dobi të konsumatorëve dhe bizneseve në të dyja anët e Atlantikut”, tha presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, në një deklaratë, duke shtuar megjithatë: “Në të njëjtën kohë, ne vazhdojmë të përgatitemi për të gjitha mundësitë”.
Që nga mesi i marsit, SHBA-të kanë vendosur tarifa prej 25% për aluminin dhe çelikun e BE-së, 25% për makinat dhe një tarifë të përgjithshme prej 10% për të gjitha importet e BE-së.
Produktet amerikane që mund të goditen nga BE, përfshijnë produkte agro-ushqimore si frutat e përpunuara, arrat, perimet, si dhe peshkun, produktet industriale si automobilat, pajisjet elektrike, motorët dhe makineritë. Lista synon gjithashtu Boeing dhe Bourbon Whiskey.
Masat e reja hakmarrëse, nëse përdoren nga BE-ja, do t’i shtohen listës së produkteve amerikane të goditura tashmë nga tarifat e BE-së, të cilat u pezulluan pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një pauzë 90-ditore në luftën e zhvilluar kundër partnerëve të tij tregtarë në të gjithë botën, pasi i kërcënoi ata me të ashtuquajturat tarifa “reciproke” më 2 prill, të cilat do të kishin goditur importet e BE-së me tarifa prej 20%.
Tarifat amerikane tani mbulojnë 70% të eksporteve të BE-së në SHBA dhe mund të rriten në 97% nëse hetimet e mëtejshme të SHBA-së mbi produktet farmaceutike, gjysmëpërçuesit dhe produktet e tjera rezultojnë në më shumë tarifa.
Lista e produkteve amerikane të synuara nga BE-ja do të jetë e hapur për konsultime nga industritë e BE-së deri më 10 qershor, përpara miratimit nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe kufizimeve të mundshme për eksportet e caktuara të BE-së të skrapit të çelikut dhe produkteve kimike në SHBA me vlerë 4.4 miliardë euro.
Niveli i tarifave të BE-së që mund të prekin listën e re të produkteve amerikane do të vendoset në një datë të mëvonshme.
Të enjten, Komisioni njoftoi gjithashtu se do të kundërshtojë tarifat e përgjithshme prej 10% dhe tarifat për makinat para OBT-së.
Shërbimet amerikane nuk kërcënohen nga kundërmasat e propozuara të BE-së të enjten, por një zyrtar i BE-së tha se të gjitha “opsionet ishin në tryezë” nëse negociatat me SHBA-në dështojnë.
Zyrtarët e lartë të BE-së ishin në Uashington të martën dhe të mërkurën, të udhëhequr nga Sabine Weyand, shefe e Drejtorisë së Tregtisë në Komision, për t’u takuar me homologët e tyre amerikanë. Diskutimi duket se ka qenë i pafrytshëm, pasi nuk është njoftuar asnjë marrëveshje.
Zyrtari i BE-së tha se BE-ja nuk po paraqiste një paketë “hakmarrjeje”, por po kërkonte një “ribalancim” të marrëdhënieve tregtare me SHBA-në, nëse nuk arrihej ndonjë marrëveshje./ Euronews.
Në kohët e ftohjes mes Uashingtonit dhe Berlinit, mund të habitesh nga fakti që ende më shumë se një e treta e rezervave të arit të Gjermanisë gjenden në Rezervën Federale të SHBA. Kohët e fundit janë shtuar zërat për rikthimin e këtyre rezervave në Gjermani. “Silleni arin tonë në shtëpi,” kërkoi Michael Jäger, President i Shoqatës së Tatimpaguesve Evropianë, në ZDF. Kërkesa të tilla morën hov pas sulmeve të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump ndaj kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, me të cilat ai vë në pikëpyetje hapur pavarësinë e sistemit bankar qendror amerikan.
Vërtet rezervat gjermane të arit jashtë vendit kanë qenë prej kohësh një çështje e diskutuar dhe janë të rrethuara nga një sërë mitesh. Edhe Deutsche Bundesbank ka luajtur rol këtu. Deri në vitin 2013, ajo publikonte sasinë totale të rezervave çdo vit, por ka heshtur kryesisht si ishin shpërndarë këto rezerva në nivel ndërkombëtar. Tani ko ka ndryshuar rrënjësisht: që atëherë, Banka Federale është përpjekur për transparencë.
Në kohët e ftohjes mes Uashingtonit dhe Berlinit, mund të habitesh nga fakti që ende më shumë se një e treta e rezervave të arit të Gjermanisë gjenden në Rezervën Federale të SHBA. Kohët e fundit janë shtuar zërat për rikthimin e këtyre rezervave në Gjermani. “Silleni arin tonë në shtëpi,” kërkoi Michael Jäger, President i Shoqatës së Tatimpaguesve Evropianë, në ZDF. Kërkesa të tilla morën hov pas sulmeve të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump ndaj kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, me të cilat ai vë në pikëpyetje hapur pavarësinë e sistemit bankar qendror amerikan.
Vërtet rezervat gjermane të arit jashtë vendit kanë qenë prej kohësh një çështje e diskutuar dhe janë të rrethuara nga një sërë mitesh. Edhe Deutsche Bundesbank ka luajtur rol këtu. Deri në vitin 2013, ajo publikonte sasinë totale të rezervave çdo vit, por ka heshtur kryesisht si ishin shpërndarë këto rezerva në nivel ndërkombëtar. Tani ko ka ndryshuar rrënjësisht: që atëherë, Banka Federale është përpjekur për transparencë.
Advertisement
Sa të mëdha janë rezervat e arit të Gjermanisë?
Gjermania ka rezervat e dyta më të mëdha të arit në botë pas atyre të SHBA-së. Në fund të vitit 2024, sipas raportit vjetor të Bundesbank, ato ishin 3,352 tonë, që korrespondonte me një vlerë rekord prej 270.58 miliardë euro. Nga këto, 1,710 ton, ose rreth 51 për qind janë të depozituara në një vend të panjohur në Frankfurt am Main. Nëse merret parasysh rritja e fortë të çmimit të arit për një tremujor të mirë deri më tani këtë vit, vlera e pastër e tregut të arit gjerman aktualisht korrespondon me rreth 340 miliardë euro.
Sa ar gjerman ruhet ende jashtë vendit?
1236 ton ar, ose pothuajse 37 për qind e rezervave të Gjermanisë, ruhen në kasafortat e Bankës së Rezervës Federale në Nju Jork. Pjesa e mbetur prej 409 tonësh, afërsisht 12.2 për qind, mbahen nga Banka e Anglisë në Londër. Midis 2013 dhe 2017, Bundesbank reduktoi zotërimet jashtë. Gjithsej 300 tonë u zhvendosën nga Nju Jorku në Gjermani. 374 tonët e depozituar më parë në Paris u transferuan plotësisht. Në atë kohë, Bundesbank e justifikoi konceptin e saj të ri të ruajtjes me situatën e ndryshuar gjeopolitike dhe kapacitetet e çliruara të kasafortave në Gjermani.
A planifikohet një transferim i mëtejshëm i stoqeve?
Aktualisht nuk ka plane konkrete për këtë. Megjithatë, Bundesbank i referohet konceptit të saj të depozitimit, sipas të cilit: “Faktorët kryesorë për ruajtjen e rezervave të arit janë, mbi të gjitha, objektivat e sigurisë dhe tregtueshmërisë, në mënyrë që ari të shitet ose të këmbehet me monedha të huaja nëse është e nevojshme. Deutsche Bundesbank vlerëson rregullisht depozituesit e rezervave të saj të arit bazuar në këto kritere,” shpjegon një zëdhënës. Efikasiteti i kostos së ruajtjes gjithashtu luan një rol. “Fed i Nju Jorkut është dhe mbetet një depozitë e rëndësishme për arin tonë në këtë kontekst”, është shprehur zëdhënësi i Bundesbank. “Ne nuk kemi asnjë dyshim se me Fed të Nju Jorkut kemi një partner të besueshëm dhe të besueshëm për ruajtjen e rezervave tona të arit.”
Pse ari gjerman ruhet jashtë vendit?
Arsyet qëndrojnë në rendin ekonomik botëror të pas Luftës së Dytë Botërore. Pasi ari i Reichsbank u konfiskua nga aleatët, rezervat e arit të Republikës së re Federale ishin zero. Nuk u dërguan rezerva ari të Republikës Federale në SHBA, Angli apo Francë, por ato iu llogaritën Gjermanisë pjesërisht si pagesa të tepricave të larta të bilancit nga viti 1951. Kështu e parashikonin atëkohë rregullat e Unionit të atëhershëm Evropian të Pagesave (EPU) dhe sistemit monetar ndërkombëtar Bretton Woods. Megjithatë, ky ar nuk u dërgua në Gjermani, por më së shumti mbeti në qendrat kryesore të tregtimit të arit në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Francë.
Deri në vitin 2013, 69 për qind e rezervave të arit të Gjermanisë ruheshin jashtë vendit. Aspektet e sigurisë gjithashtu luajtën rol. Gjatë Luftës së Ftohtë, sfera e ndikimit të Bashkimit Sovjetik u shtri deri në kufirin e Republikës Federale të Gjermanisë, kështu që kishte kuptim që rezervat të liheshin në vende magazinimi më në perëndim.
Si kontrollohen rezervat?
Ndërsa rezervat në Nju-Jork dhe Londër mund të likuidohen më shpejt, lind pyetja si mund të kontrollojë Gjermania efektivisht rezervat e saj jashtë vendit. Për këtë qëllim, Bundesbank dërgon ekipe inspektimi në Nju Jork dhe Londër “në intervale të rregullta”. Këta inspektorë ekzaminojnë një mostër të parazgjedhur shufrash ari që banka qendrore e huaj ua paraqet fizikisht. Të dhënat e shiritit dhe pastërtia krahasohen me të dhënat gjermane. “Më tej shufrat e arit peshohen në vend dhe kontrollohen për origjinalitetin duke përdorur pajisjet tona të testimit,” shpjegon një zëdhënës i Bundesbank. “Në asnjë moment gjatë këtyre inspektimeve nuk ka pasur pengesa apo kufizime nga ana e institucioneve depozituese, Fed e Nju Jorkut apo Banka e Anglisë”.
Në çdo rast, qasja nga SHBA-ja apo Britania e Madhe vështirë të imagjinohet. “Sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare, rezervat valutore mbrohen nga ndërhyrjet e autoriteteve përmbaruese të vendit pritës”, shpjegon Bundesbank. Bundesbank publikon çdo vit zotërimet e sakta në listën e saj të shufrave të arit, e cila rendit çdo shufër ari në gjithsej 2,373 faqe./DW
Një përplasje diplomatike ka shpërthyer mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kritikoi ashpër vendimin e qeverisë gjermane për t’i dhënë kompetenca të zgjeruara agjencisë së inteligjencës së brendshme, duke përfshirë edhe mbikëqyrjen e partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).
“Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të spiunazhit fuqi të reja për të survejuar opozitën. Kjo nuk është demokraci—është tirani e maskuar”, deklaroi Rubio në një postim në rrjetet sociale.Telegrafi
Ai shtoi më tej “ajo që është vërtet ekstremiste nuk është AfD-ja popullore—e cila zuri vendin e dytë në zgjedhjet e fundit—por politikat vdekjeprurëse të emigracionit me kufij të hapur të elitave, që AfD-ja i kundërshton”.
Reagimi i Rubios hasi në përgjigje të menjëhershme dhe të ashpër nga autoritetet gjermane. Ministria e Jashtme e Gjermanisë theksoi se vendimi për zgjerimin e kompetencave të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) është në përputhje me parimet demokratike dhe shtetin e së drejtës.
“Kjo është demokracia. Ky vendim është rezultat i një hetimi të plotë dhe të pavarur për të mbrojtur Kushtetutën dhe sundimin e ligjit. Janë gjykatat e pavarura ato që do të japin fjalën e fundit. Ne kemi mësuar nga historia jonë se ekstremizmi i djathtë duhet ndalur”, thuhej në reagimin zyrtar.
Deklaratat e forta vijnë në një kohë kur një gjykatë gjermane konfirmoi klasifikimin e AfD-së si një organizatë e dyshuar ekstremiste, duke i dhënë autoritet BfV-së për të ndërmarrë masa të zgjatura vëzhgimi ndaj saj. Autoritetet gjermane shprehen të shqetësuara për prirjet antidemokratike të disa segmenteve brenda partisë.
Mbrojtja publike që Rubio i bëri AfD-së, një parti e djathtë e njohur për qëndrimet kundër emigracionit dhe euroskepticizmin, shihet si ndërhyrje e paprecedentë e një diplomati të lartë amerikan në çështjet e brendshme të Gjermanisë. Kjo ndërhyrje rrezikon të acarojë marrëdhëniet transatlantike, të cilat kanë qenë në tension të përhershëm sa i përket çështjeve të politikës së brendshme dhe vlerave demokratike.
Analistët paralajmërojnë se ky shkëmbim i ashpër mund të shënojë një ndarje gjithnjë e më të thellë ideologjike mes Uashingtonit dhe Berlinit përballë sfidave të populizmit dhe të ekstremit të djathtë në Evropë. /Telegrafi/