📰 Gjermania hap vende të reja pune në gastronomi dhe mjekësi – rritet interesi i shqiptarëve

Gjermania vazhdon të përballet me mungesë të theksuar të stafit në sektorë të rëndësishëm si gastronomia dhe mjekësia, duke hapur mundësi të reja punësimi edhe për shtetasit e huaj, përfshirë shqiptarët që jetojnë ose synojnë të vijnë në Gjermani.

Në sektorin e gastronomisë kërkohen kuzhinierë, ndihmës-kuzhinierë, kamarierë dhe staf shërbimi, ndërsa në mjekësi dhe kujdes shëndetësor nevoja është e madhe për infermierë, ndihmës-infermierë dhe staf mbështetës. Autoritetet gjermane dhe punëdhënësit po ofrojnë gjithnjë e më shumë kontrata të rregullta, Ausbildung dhe mundësi kualifikimi për ata që plotësojnë kushtet ligjore.

Ekspertët theksojnë se njohja bazë e gjuhës gjermane dhe dokumentacioni i rregullt janë elementë kyç për integrim të suksesshëm dhe stabilitet afatgjatë në tregun e punës.

📌 Njoftim për lexuesit

Nëse keni interes ose nevojë për aplikim në fushën e gastronomisë apo mjekësisë, për informacione rreth dokumenteve, procedurave apo vendeve të punës, mund të na kontaktoni direkt.

newsaldiaspor@gmail.com

Shkupi me mesazh special për Hagën

Shkupi është kryeqendra e tretë në rajon, në të cilën shqiptarët shprehën pakënaqësi me procesin gjyqësor është duke u zhvilluar në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së. Në një protestë, në të cilën morën pjesë mijëra vetë, u kërkua drejtësi në këtë proces gjyqësor

Mijëra qytetarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, për të kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët në Hagë janë duke u gjykuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në protestën e organizuar të shtunën, ata shprehën pakënaqësi me procesin e deritanishëm gjyqësor.

Nga Shkupi, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, i çoi mesazh kryetares së Gjykatës Speciale.

“Ne sot, në këtë numër kaq të madh, i tregojmë (Ekaterina v.j.) Trendafilovës që UÇK-ja buron, lind dhe vepron nga populli. Populli sot është mbrapa tyre. Ne sot kërkojmë drejtësi, jo politikë. Ajo gjykatë është më shumë politike dhe i ngjan gjykatave të ish-Jugosllavisë. Kjo gjykatë merret me fakte të falsifikuara, të cilat fare nuk qëndrojnë. Isha vet dëshmitar”, ka thënë Gucati.

E Ali Ahmeti, i cili është një nga themeluesit e UÇK-së dhe kryetar i partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, tha se procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve duhet të përfundojë me shpalljen të pafajshëm.

“UÇK-ja, dënonte çdo veprim fashist, çdo veprim kundër popullatës civile. Ushtria e shpallte veten ushtri e popullit vullnetar, që lufton për lirinë e popullit të vet. Objektivin final nuk e arritën për ta ndërtuar, andaj nuk do të duheshin që akuzat të bëhen për “shtëpinë e verdhë”, akuza që bëhet për ndërmarrje të përbashkët kriminale, të njollosin historinë e UÇK-së”, ka thënë Ahmeti.

Në këtë linjë foli edhe Daut Haradinaj, i cili është në mesin e tre pjesëtarëve të UÇK-së që për herë të parë dolën publikisht, e tani aktiv në politikë.

“Ne besojmë në pafajësinë e tyre, se e njohim çka ka ndodhur në Kosovë. Dihet kush ka qenë agresor. Duke i njohur rrethanat nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse të pafajësisë së tyre. Është një thirrje publike që sa më shpejt të kthehen në Kosovë, janë të pafajshëm”, ka thënë Haradinaj.

Edhe qytetarë që morën pjesë në protestë kërkuar që Specialja t’i shpallë të pafajshëm.

“Më vjen keq që sot kërkoj liri për çlirimtarët. Ata të cilët na sollën lirinë, padrejtësisht i mbajnë në Hagë. Me këmbëngulje kërkoj që ata të lirohen sa më shpejtë”, ka thënë Vedat Akshmedi, i cili mori pjesë në protestë.

“Procesi në Hagë që po zhvillohet, është me iniciativë të Serbisë. Këta heronjtë që kanë çliruar vendin, tash gjykohen në Hagë. Besoj një milion për qind se do të lirohen”, ka thënë një qytetar tjetër.

Protesta u mbajt për herë të pestë brenda këtij viti, me kërkesë për drejtësi për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Ata ndodhen në paraburgim që nga viti 2020, ndërkaq për në pjesën e parë të 2026-s është planifikuar të shpallet vendimi nga Specialja.

Para Shkupit, protesta masive u organizuan në Prishtinë, Tiranë, Hagë dhe Strasburg.Klan.net

 Albin Kurti nis takimin me bashkatdhetarët në Zurich

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Zurich të Zvicrës.

Gjatë këtij takimi, ai do të diskutojë mbi zhvillimet politike në Kosovë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset demokratike.

Kurti ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor dhe ka bërë thirrje që diaspora ta shfrytëzojë të drejtën e saj për të votuar, duke kontribuar në forcimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.

Bashkatdhetarët shprehën interesim dhe përkrahje për proceset zhvillimore, duke nënvizuar lidhjen e vazhdueshme me atdheun.Botasot

Po punonte për rikonstruksionin e një shkolle, bie nga lartësia dhe humb jetën 57-vjeçari në Elbasan

Një 57-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi ka rënë nga lartësia teksa punonte për rikonstruksionin e një shkolle.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Polis, ndërsa lidhur me ngjarjen policia njofton se ka arrestuar një 33-vjeçar, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, i cili, si pasojë, ka humbur jetën”-njofton policia.Top Channel

Pengmarrja e shtetasit nga Kosova, dalin pamje ku të dyshuarit drekojnë me 39-vjeçarin

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me arrestimin e tre personave në Vlorë, të dyshuar si autorë të pengmarrjes së shtetasit nga Kosova, F.Xh, 39 vjeç.

Të arrestuarit janë V.A, O.Ç. dhe J.Z.

Sipas pamjeve të siguruara nga grupi hetimor, pengu shihet duke qëndruar qetësisht në një lokal, së bashku me një shokun e tij dhe një nga personat e arrestuar.

Këto pamje kanë ngritur pikëpyetje mbi versionin e pengmarrjes së pretenduar, pasi personat duken se komunikojnë lirshëm dhe njihen mes tyre, raporton Tch.

Mbajtën peng dhe e rrahën një shtetas të Kosovës për përfitimin e 70 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar në Vlorë

Sipas palës mbrojtëse, 39-vjeçari nga Kosova ka ardhur në Vlorë me valixhe dhe sende personale, me qëllim që të qëndronte aty për një periudhë kohe.

Denoncimi për pengmarrje, sipas avokatëve, është bërë nga motra e tij, e cila jeton në Suedi.

Mbrojtja pretendon gjithashtu se i riu u kërkonte para familjarëve për të shlyer një borxh, për të cilin kishte dalë garant, dhe se situata është keqinterpretuar si pengmarrje.

Në banesën ku dyshohet se qëndronte 39-vjeçari janë gjetur edhe valixhja me rrobat dhe veshjet personale të tij, fakt që sipas mbrojtjes përforcon pretendimin se ai kishte shkuar aty me vullnetin e tij.Ora.info

Vdes një grua në një aksident mes një veture dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një grua ka mbetur pa shenja jete sot rreth orës 07:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Tutje bëhet e ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira mes një veture dhe një mjeti të rëndë transportues-kamion, me targa vendore.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka thënë Kelani.

Kelani po ashtu ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve dhe njësitë relevante. Policia e Kosovës, apelon për respektim të rregullave të trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/

Merz: Gjermania po përgatitet për ndryshim transatlantik, shpreson që SHBA-ja të mbetet partnere

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se strategjia e re e sigurisë e administratës amerikane pritet të ndryshojë marrëdhëniet transatlantike, ndërsa shprehu shpresën që Washingtoni të mbetet partner.

“Po përgatitemi për një ndryshim në marrëdhëniet transatlantike”, tha Merz në një konferencë për media në Berlin.

“Por unë do të doja që Amerika të mbetet partnere dhe shpresoj që SHBA-ja ta shohë Evropën dhe Gjermaninë në të njëjtën mënyrë”, shtoi ai.

Lideri konservator shprehu keqardhje për kritikat dhe akuzat e administratës amerikane ndaj qeverive evropiane në dokumentin strategjik, por shtoi se ato nuk ishin “surprizë e madhe”, pasi pasqyronin edhe mesazhin që nënpresidenti amerikan JD Vance u dha evropianëve në Konferencën e Sigurisë në Mynih më herët këtë vit.

I pyetur për kritikat e ashpra të presidentit amerikan Donald Trump ndaj politikave pro imigracionit të qeverive evropiane, Merz tha se ai dhe Trump e kanë diskutuar këtë çështje disa herë që nga takimi i tyre i parë në qershor.

“I thashë presidentit amerikan se ne në Gjermani po ndjekim një politikë të re në lidhje me emigracionin dhe ligjin e azilit. Do t’ia përsëris edhe herën tjetër kur të takohemi, se kemi arritur rezultate të mëdha”, tha Merz.

“Ne kemi arritur ta përgjysmojmë numrin e azilkërkuesve në Gjermani, dhe besoj se ai do ta vlerësojë faktin që kemi bërë një korrigjim kursi në këtë fushë, e cila realisht ka qenë një barrë e rëndë për Gjermaninë”, deklaroi kancelari Merz.

Strategjia e re amerikane e sigurisë kombëtare, e publikuar javën e kaluar, përshkruan prioritetet e administratës Trump në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë.

Dokumenti fokusohet te rajoni i Indo-Paqësorit dhe kundërshton karakterizimin e Rusisë si “kërcënim ekzistencial” nga qeveritë evropiane.

Në dokumentin prej 33 faqesh bëhen edhe vlerësime të debatueshme për Evropën, duke paralajmëruar për rënie ekonomike dhe “rrezikun real dhe gjithnjë e më të theksuar të zhdukjes së civilizimit” brenda 20 viteve të ardhshme.

Po ashtu, kritikohet qëndrimi i qeverive evropiane ndaj lëvizjeve euroskeptike, të djathta ekstreme dhe kundër imigracionit.

Në një largim të fortë nga dokumentet e mëparshme strategjike, aty thuhet: “Çështjet më të mëdha me të cilat përballet Evropa lidhen me aktivitetet e Bashkimit Evropian dhe organeve të tjera transnacionale që minojnë lirinë politike dhe sovranitetin, politikat e migracionit që po e transformojnë kontinentin dhe po krijojnë përçarje, censurën e fjalës së lirë dhe shtypjen e opozitës politike, rënien e lindshmërisë dhe humbjen e identiteteve kombëtare dhe të vetëbesimit”. /AA

🛠️ Udhëzues praktik: Si të ktheni paratë e tatimit në Gjermani (Steuerrückerstattung)

1️⃣ Çfarë ju duhet?

Lohnsteuerbescheinigung → fleta vjetore nga punëdhënësi me pagat dhe taksat
Dokumente shpenzimesh → qira, udhëtime pune, kurse gjermanisht, trajtime mjekësore, fatura kompjuterësh ose veglash pune
Numri IBAN i llogarisë bankare → ku do t’ju dërgohen paratë
Identifikim online → Elster ose aplikacione tatimore

Si të veproni hap pas hapi

🔹 Hap 1: Regjistrohuni në portalin Elster.de ose shkarkoni një aplikacion si WISO, Taxfix, Smartsteuer
🔹 Hap 2: Ndiqni udhëzimet e programit, futni të dhënat personale dhe ato financiare
🔹 Hap 3: Shtoni shpenzimet që mund të zbriten (Werbungskosten, Sonderausgaben, außergewöhnliche Belastungen)
🔹 Hap 4: Dërgojeni deklaratën online në Finanzamt
🔹 Hap 5: Prisni vendimin (Steuerbescheid) me shumën që do t’ju kthehet
🔹 Hap 6: Kontrolloni llogarinë bankare për kthimin e parave

💸 Sa mund të fitoni?

Mesatarisht:

  • Punonjës i vetëm → rreth 1.000 € kthim në vit
  • Çift me shpenzime të zbritshme → deri 2.000–3.000 €

📅 Kur duhet dorëzuar?

Afati për deklaratën vullnetare: 4 vite pas përfundimit të vitit tatimor
P.sh., për vitin 2024 → afati është deri më 31 dhjetor 2028.

⚠️ Këshilla të vlefshme

✔️ Mos harroni shpenzimet e vogla – ato grumbullohen!
✔️ Ruani çdo faturë për siguri, sidomos për qira, shpenzime shëndetësore ose kurse.
✔️ Nëse jeni çift III/V → deklarata është e detyrueshme!
✔️ Për fillestarët, një aplikacion është shpesh më i lehtë se Elster.

👉 Nëse dëshironi ndihmë për të plotësuar deklaratën e tatimit dhe për të kërkuar kthimin e parave (Steuerrückerstattung), Newsal.de është këtu për ju!

Ne mund t’ju ndihmojmë me:
✅ Sqarimin e dokumenteve që ju nevojiten
✅ Këshilla praktike se si ta plotësoni vetë online
✅ Sugjerime për aplikacionet më të lehta për përdorim
✅ Për ata që kanë pyetje specifike, mund të ofrojmë edhe kontakt me këshilltarë tatimorë (Steuerberater).

💬 Na shkruani tek Newsal.de ose përmes rrjeteve tona sociale – bashkë e bëjmë më të lehtë kthimin e parave që ju takojnë! 💸✨

Kindergeld 2025: Gjithçka që duhet të dinë shqiptarët në Gjermani

Kindergeld është një nga mbështetjet më të rëndësishme financiare që shteti gjerman jep për familjet me fëmijë. Për shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, kjo ndihmë është një lehtësim i madh ekonomik.

💰 Sa është Kindergeld në vitin 2025?

Që nga janari 2023, shuma e Kindergeld është 250 euro në muaj për çdo fëmijë, pa dallim rendi (më parë kishte dallime për fëmijën e parë, të dytë etj.).
Kjo shifër vazhdon edhe në vitin 2025.

P.sh.:

  • 1 fëmijë → 250 € / muaj
  • 2 fëmijë → 500 € / muaj
  • 3 fëmijë → 750 € / muaj, etj.

📌 Kush ka të drejtë për Kindergeld?

✅ Prindërit me leje qëndrimi të vlefshme në Gjermani
✅ Personat që punojnë në Gjermani, pavarësisht kombësisë
✅ Fëmijët deri në moshën 18 vjeç
✅ Deri në 25 vjeç, nëse ndjekin shkollë ose studime
✅ Për disa raste, edhe mbi 18 vjeç nëse janë të papunë dhe kërkojnë punë

📄 Si aplikohet për Kindergeld?

1️⃣ Plotësoni formularët për aplikim në Familienkasse.
2️⃣ Paraqisni dokumentet:

  • Certifikatën e lindjes së fëmijës (me përkthim të noterizuar nëse është nga jashtë)
  • Lejen e qëndrimit (Aufenthaltstitel)
  • Formularët e plotësuar

3️⃣ Dorëzoni aplikimin me postë ose online.

⚠️ Kujdes!

  • Kontrolloni rregullisht nëse keni të drejtë edhe për Kinderzuschlag (shtesë për familje me të ardhura të ulëta).
  • Nëse largoheni nga Gjermania ose ndryshoni situatën familjare, jeni të detyruar ta njoftoni Familienkasse.

🔍 Lajm i mirë për të ardhmen

Nga viti 2025, qeveria gjermane po planifikon thjeshtimin e pagesave për fëmijët, duke bashkuar Kindergeld dhe Kinderzuschlag në një ndihmë të vetme të quajtur Kindergrundsicherung. Kjo pritet të thjeshtojë burokracinë dhe të garantojë ndihmë më të madhe për familjet me të ardhura të ulëta.

Gjermani: Si të ndryshoni klasën e tatimit pas bashkimit familjar

Shumë shqiptarë që punojnë në Gjermani dhe marrin bashkëshorten/bashkëshortin me bashkim familjar pyesin: Si mund të ndryshojmë klasën e tatimit (Steuerklasse)?

Ja çfarë duhet të dini:

Në Gjermani ekzistojnë 6 klasa tatimore që ndikojnë drejtpërdrejt sa taksa ju mbahen nga paga.

    Steuerklasse I → për beqarë

    Steuerklasse II → prindër të vetëm

    Steuerklasse III / V → për çiftet e martuara

    Steuerklasse IV / IV → për çiftet ku të dy punojnë njësoj

    Në momentin që bashkoni familjen dhe bashkëshortja/bashkëshorti regjistrohet (Anmeldung) në Gjermani, mund të kaloni nga Steuerklasse I në III/IV/V.

    🛠 Si të bëni ndryshimin?

    1. Verifikoni statusin civil në Meldeamt (zyra e regjistrimit)
    Duhet të keni të regjistruar martesën dhe adresën e përbashkët.

    2. Plotësoni formularin për ndryshim klase tatimore (Antrag auf Steuerklassenwechsel bei Ehegatten/Lebenspartnern)
    Ky formular gjendet online ose në Finanzamt (zyra e tatimeve).

    3. Dorëzoni dokumentet në Finanzamt
    Ju duhet të paraqisni:

    • Certifikatën e martesës
    • Dokumentet e regjistrimit (Anmeldung) të të dyve
    • Kartat e identitetit ose pasaportat

    4. Prisni miratimin dhe aplikimin e klasës së re tatimore
    Ndryshimi zakonisht aplikohet që nga muaji i ardhshëm.

    💡 Cila klasë është më e mira?

    • Nëse vetëm njëri punon dhe fiton shumë → rekomandohet III për fituesin kryesor, V për tjetrin.
    • Nëse të dy punojnë dhe kanë të ardhura të ngjashme → rekomandohet IV/IV.

    Për çiftet që duan të kontrollojnë se cila klasë u leverdis më shumë, Finanzamt ofron edhe një Rechner (llogaritës online).


    ⚠️ Kujdes!

    Nëse zgjidhni III/V, ndoshta do të keni detyrim për të bërë Steuererklärung (deklaratë tatimore) në fund të vitit. Në disa raste, kjo sjell rimbursim, por ndonjëherë edhe detyrim për të kthyer taksa.


    👉 Këshillë praktike: Para se të ndryshoni klasën, konsultohuni me një Steuerberater (këshilltar tatimor) ose përdorni kalkulatorët online në faqet zyrtare të Finanzamt-it.