ℹ️ Të rinjtë që vijnë në Gjermani – Ku të gjeni informacione të sakta për dokumentet dhe procedurat?

Gjithnjë e më shumë të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut po kërkojnë rrugë të ligjshme për të ardhur dhe punuar në Gjermani përmes vizave pune, bashkimit familjar apo studimeve. Por shpesh përballen me mjegull në informacion dhe varen nga thashetheme ose “këshilla” jozyrtare, që mund të sjellin probleme serioze.

Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme të dini ku të drejtoheni për informata të sakta dhe të besueshme.

📍 1. Për vizat – kontaktoni vetëm burime zyrtare:

  • Ambasada e Gjermanisë në vendin tuaj është autoriteti i vetëm që vendos për aplikimet për vizë.
    Mos u besoni agjencive të dyshimta që premtojnë “termin të shpejtë” ose “vizë të sigurt”.

🔹 Ambasada Gjermane në Shkup: https://skopje.diplo.de
🔹 Ambasada Gjermane në Tiranë: https://tirana.diplo.de
🔹 Ambasada Gjermane në Prishtinë: https://pristina.diplo.de

🏛️ 2. Në Gjermani – për dokumente qëndrimi:

Pasi të arrini në Gjermani, duhet të kontaktoni:

  • Landratsamt / Ausländerbehörde – Zyra për të huaj që merret me regjistrimin, lejen e qëndrimit, zgjatjen e vizës, bashkimin familjar etj.

🟢 Çdo qytet ka zyrën e vet, dhe informacionet mund t’i gjeni online:
🔍 Kërkoni në Google: Ausländerbehörde + emri i qytetit ku banoni
(p.sh. Ausländerbehörde Pfarrkirchen)

✅ Rekomandohet gjithashtu:

📌 Portale dhe organizata zyrtare për informim dhe ndihmë:

  1. 🌍 Make it in Germany
    Portali zyrtar për migrim dhe punësim të sigurt në Gjermani
    🔗 www.make-it-in-germany.com
  2. 🛡️ FAIR Arbeiten – Këshillim për punëtorë të huaj në Gjermani
    Ofrojnë ndihmë për kontrata pune, të drejtat ligjore dhe dokumente
    🔗 www.fair-arbeiten.de
  3. 🤝 DIMAK – Qendrat për Migrim dhe Këshillim për Karrierë
    Ndihmojnë të rinjtë nga Ballkani të emigrojnë në mënyrë të sigurt
    🔗 https://www.startfinder.de/en
  4. 🌐 GIZ – Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar
    Mbështet migrimin e rregullt dhe bashkëpunon me ambasadat
    🔗 http://www.giz.de
  5. 🧭 Caritas & Diakonie
    Ofron ndihmë sociale dhe këshilla ligjore për migrantë në Gjermani
    🔗 www.caritas.de | www.diakonie.de
  6. 👥 MBE – Beratungsstellen für Migranten
    Këshillim falas për dokumente, gjuhë

🔴 E ardhmja juaj varet nga vendimet që merrni sot – informohuni nga burime zyrtare dhe të sigurta!